Plas në Komision, deputetja e PD - ministrit Beqaj: Injorant, as modelet e Nard Ndokës nuk i ruajte

Publikuar tek: politike, më 13:17 28-09-2015 Plas në Komision, deputetja e PD - ministrit Beqaj: Injorant, as modelet e Nard Ndokës nuk i ruajte Albina Deda, deputete e PD

Tension që ka degraduar deri në sulme e fyerje personale sot në Komisionin e Çështjeve Sociale. Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda ka sulmuar ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj duke e cilësuar si “injorant” ndërsa ka shkuar më tej duke i kujtuar: “As modelet që vendosi Nard Ndoka nuk i ke ruajtur dot”. 

Pjesë nga debati zbardhur nga Balkanweb:

Beqaj : Nuk ka mungesë ilaçesh në spitale.

Vokshi: Mungojnë 15 ilaçe decizive sot në treg. Në qendra shëndetësore mungojnë shiringat dhe pambuku. A i dini ju këto z. Ministër?

Beqaj: Kjo ishte sjellje e pritshme prej teje si specialiste e ilaçeve firmato

Vokshi: Vëre në punë Senatoriumin. As nje koronarografi nuk bëhet sot atje. Kam një mesazh që dikush më thotë se ka 3 muaj që nuk merr ilaçin e së ëmës për kancerin.

Beqaj: Kjo historia jote e facebookut është bërë në modë. Si facebooku i Saliut.

Vokshi: S’ta them dot emrin se e heq nga puna. Ju e keni bërë terror dhe diktaturë këtu.

Albina Deda: Mungojnë një sërë ilaçesh..

Beqaj: Nuk mund të dëgjoj broçkullitjet që ke thënë gjithë vitin.

Deda: Injorancë e broçkullitje e kombinuar mirë tek ti. Je strumbullari i gjithë këtyre marrëveshjeve me depot farmaceutike. Pyet se je i vetmi ministër që s’di dhe s’pyet profesorët për vendimet që merr. As modelet që vendosi Nard Ndoka nuk i ruajte dot. Se ti i kapërcen njohuritë e Nardit në shëndetësi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Përshëndes qëndrimin e Metës pro hetimit ndërkombëtar, PD-ja nuk bën asnjë pazar politik
Braho letër Nishanit: Prifti e Doshi komplot Metës, kërkojnë destabilizimin e vendit »
Article Logic
Execution time: 0.0042309761047363
array(1) { ["section"]=> string(100) "plas-ne-komision-deputetja-e-pd-ministrit-beqaj-injorant-as-modelet-e-nard-ndokes-nuk-i-ruajte-21836" }