Plas në PD, demokratët akuzojnë këshilltarin e tyre se merr miliarda nga tenderat, ai shpjegon lidhjen me Reme Lalën

Publikuar tek: barometri, më 07:24 10-05-2018 Plas në PD, demokratët akuzojnë këshilltarin e tyre se merr miliarda nga tenderat, ai shpjegon lidhjen me Reme Lalën

Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës Fabian Topollaj ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me akuzat e ngritura nga deputeti Myslim Murrizi për përfitime nga prokurimet publike.

Topollaj akuzohet se ka marr tendera me miliarda lekë si pasojë e lidhjes familjare me deputeten e PDIU-së Reme Lala. Por që sipas këshilltarit kjo nuk është aspak e vërtetë duke i përgënjeshtruar këto akuza.

Pak orë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së ai nuk ka ngurruar të përgjigjet duke akuzuar se këto reagime janë të sponsorizuara nga Lulzim Basha.

Postimi i plotë:

Duke qene se po me kerkohet me ngulm reagimi per nje shpifje te ulet te bere nga Lulzim Basha sikur prinderit e mi kane fituar miliona dollare tendera nga qeveria Rama ndaj dhe une jam kritik me te, nderkohe qe po pergatis dokumentat qe vertetojne jo vetem autorin por se kjo eshte nje shpifje fund e krye, po postoj sot vetem sentezen e reagimit tim:

Prinderit e mi nuk kane asnje lidhje me asnje pjestar te fisit te deputetes dibrane Reme Lala, Arlind Lala eshte mjek stomatolog qe ka marre per nuse vajzen e xhaxhait tim.

Prinderit e mi nuk kane administruar kurre ndonje biznes privat dhe asnjehere dhe ne asnje kohe ata nuk kane perfituar ndonje privilegj shteteror ne formen e ndonje leje administrative.

Dhe kurre ndonjehere ndonje subjekt privat ku prinderit e mi kane aksione, nuk ka qene perfitues te ndonje procedure te vetme prokurimi publik elektronik (quhen te tilla procedurat jo me vlere te vogle, qe organizohen nga APP, ku konkurrimi behet ne forme elektronike).

Ky sulm i ulet me behet sepse une ndoqa ne gjykate dhe anullova ne kundershtim me urdherin e Lulzim Bashes, 6 keshilltare bashkiake te Erion Veliajt dhe jam duke ndjekur procedurat per anullimin edhe te rritjes se cmimit te ujit ne Tirane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068798065185547
array(1) { ["section"]=> string(121) "plas-ne-pd-demokratet-akuzojne-keshilltarin-e-tyre-se-merr-miliarda-nga-tenderat-ai-shpjegon-lidhjen-me-reme-lalen-120186" }