Plas në PD, sekretari organizativ kundër Jozefina Topallit dhe Mesila Dodës

Publikuar tek: politike, më 12:49 01-07-2015 Plas në PD, sekretari organizativ kundër Jozefina Topallit dhe Mesila Dodës Eno Bozdo, Jozefina Topalli dhe Mesila Doda

Sekretari organizativ i PD-së  Eno Bozdo nëpërmjet një statusi ka goditur zërat kritikë brenda partisë. Ndonëse nuk i përmend me emra konkretë,  Eno Bozdo e titullon shkrimin e tij “Epidemia e artikujve dhe postimeve” dhe këtu duket sikur zgjidhet “dilema”  po të kemi parasysh kritikat e deputetes Mesila Doda apo qendrimin e Topallit e cila gjithashtu nëpërmjet një statusi në rrjetin social hodhi poshtë atë çfarë tha kreu i PD-së Basha, fill pas zgjedhjeve.

"Epidemia e artikujve dhe postimeve" - do ta quaj. Garë kush shkruan më shumë, kush bën postimin e rradhës dhe kush bën kritikën apo analizën me të shpejtë. Gare e atyre që mezi kanë pritur këtë çast.

Por nuk kam parë askënd me parë, të shkruaje qoftë edhe një rresht të vetëm kur papunësia dhe cmimet rriten përditë, kur tritoli kërcet sheshit, kur njerëezit futen në burg padrejtësisht, kur korrupsioni i qeveritarëve është kapilarizuar kudo, në cdo cep të administratës, kur krimi eshte ulur kembekryq me politiken dhe shantazhon vendin, kur prinderit kercenohen me vendin e punës, kur votat blihen sheshit dhe kutitë mbushen ditën për diell dhe rezultati na shitet si 'zgjedhje të drejta dhe demokratike”, shkruan ndër të tjera Bozdo.

“Nuk i kam parë të flasin as gjatë 2 viteve kur Rama bllokoi tërësisht Tiranën duke e lënë edhe pa varreza. Kur bllokoi rruget, kopshtet dhe cerdhet. Kur u hakmor mbi qytetin në mënyrën më të eger të mundshme.
Nuk i kam parë të flasin qoftë një rrokje kur kriminelet kandidojnë dhe bëhen kryetare të bashkive. Kur vrasesit e policëve bëjnë fushatë me bekimin e Ramës dhe pastaj arratisen në drejtim te paditur. Apo kur paratë e droges dhe tenderave të paracaktuar blenë varfërine e skajshme e bashke me të, voten dhe dinjitetin.

Dhe si i thonë në këto raste: 'ai që hesht, miraton'!”, përmbyll sekretari organizativ i PD-së.

Topalli më herët, do të shkruante për humbjen e PD-së ndryshe nga kreu Basha që e cilësoi si një hap të madh përpara.

“Ne nuk kemi fituar , dhe as kemi bërë hap të madh përpara.
Nëse diferenca ështëulur tek kandidatet ajo ka ardhur se vërtet kemi shtuar vota , por kryesisht se Ashe ka humbur me shumë se kemi shtuar ne.
Por edhe tek vota e kandidatëve ne jemi minus 11%, apo minus 169 mije vota.
Ne kemi humbur në shumicën absolute te bashkive. Harta është pothuaj krejt mavi dhe si PD kemi 20%, ndërkohe si koalicion jemi me minus 482 mije vota.
PD ka një beteje të vështirë perpara. Por PD duhet të shikojë më shumë nga vetja”, shkruante Topalli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mblidhet grupi i PD, Basha: Rama-Meta kandiduan njerëz të inkriminuar. Frroku u shpërblye me arratisje
Rama paralajmërim furtunë për ministra e drejtorë dhe ironia me darkën që do të shtrojë në Surrel »
Article Logic
Execution time: 0.018901109695435
array(1) { ["section"]=> string(80) "plas-ne-pd-sekretari-organizativ-kunder-jozefina-topallit-dhe-mesila-dodes-15085" }