‘Plas’ në Rinas, gazetarja përplaset me Ramën! Kryeministri: Pyet pronarin tënd se dhe ai ka një vëlla

Publikuar tek: barometri, më 07:25 19-05-2018 ‘Plas’ në Rinas, gazetarja përplaset me Ramën! Kryeministri: Pyet pronarin tënd se dhe ai ka një vëlla

Tension në konferencën e kryeministrit Edi Rama në Rinas me gazetarët.

Gazetarja e FaxNews Ambrozia Metaj e ka pyetur kryeministrin Rama se si ka mundësi që në krye të ministrisë së Brendshme vendosen njerëz që kanë lidhje me trafikun por kryeministri i ka thënë të shkojë të pyesë pronarin (Kasem Hysenbelliu).
REPLIKAT:

Gazetarja:Si ndiheni kur dy personat që i keni besuar ministrinë e rëndësishme, njëri është në arrest shtëpie i akuzuar për trafik droge dhe tjetri i akuzuar se ka mbrojtur të vëllain. A nuk ka në PS përfaqësues që nuk kanë kushërinj ose vëllezër që merren me trafik droge që mund ta drejtonin këtë ministri?

Rama: Së pari janë dy gjëra krejt të ndryshme. Së dyti, pyet pronarin se dhe ai ka një vëlla a do ishte i gatshëm pronari juaj të jepte llogari për vëllain tuaj?

Gazetarja: Unë po ju pyes ju, jeni kryeministër.

Rama: Pyesni pronarin dhe thuajini që a ka ai vetë ndonjë përgjegjësi për vëllain se janë në të njëjtën fushë të dy

Gazetarja: Pronari im s’ka lidhje me rendin, s’e gjej krahasimin me vend me pronarët e televizioneve

Rama: Unë e gjej krejt pa etikë që ju vini si gazetare të bëni pyetje e bëni propagandë

Gazetarja: Nuk është proagandë, kemi një ish-minsitër të akuzuar për trafik droge e një tjetër i akuzuar e një që i ka krijuar imunitet të vëllait.

Rama: Unë u tregova shumë respektues

Gazetarja: Edhe unë por s’pranoj të më thoni se po bëj propogandë, është pyetje.

Rama: Hajde këtu dhe vazhdo konferencën e shtypit. Mirupafshim

Rama ikën dhe e lë pa përgjigje...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1485059261322
array(1) { ["section"]=> string(104) "plas-ne-rinas-gazetarja-perplaset-me-ramen-kryeministri-pyet-pronarin-tend-se-dhe-ai-ka-nje-vella-121311" }