Plas sherri, bashkëfshatarët mblidhen në ‘’Facebook’’ dhe nxjerrin të palarat e deputetit socialist

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:26 16-07-2016 Plas sherri, bashkëfshatarët mblidhen në ‘’Facebook’’ dhe nxjerrin të palarat e deputetit socialist

Plas sherri, bashkëfshatarët mblidhen në ‘’Facebook’’ dhe nxjerrin të palarat e deputetit socialist. Gjithçka ka nisur me statusin e Xhevdet Zekajt, profesor në universitetin e Elbasanit. lidhur me rrugën e shkatërruar që të çon në fshatin Kuç të Vlorës.

‘’Te shkosh ne Kuç apo mos te shkosh? Kjo eshte çeshtja!  Rruga dhe me keq? Per fushate do thuhet ndonje genjeshter e radhes. Pa u asfaltuar gjthe rruget e dhive e mushkeve ne veri, nuk i vjen radha asaj Vlore-Kuç.  Por per votime donje genjeshter per ate popull do gjendet.  I lutem ndonje socialisti te thekur, mos te na i shpif me moral partiak. Shkruaj sepse nuk kam tank apo traktor te shkoj ne Kuç. Nuk ka asnje justifikim!  Po iki ne Valbone apo Jezerce sepse andej asfalt e shkuar asfalt o Rilindje.’’, shkruan Zekaj.

Po s’ka vonuar shumë dhe Roland Luçi, mik i profesorit, i ka nxjerrë të palarat Fatmir Toçit, deputetit socialist të zonës.

‘’Po deputeti i zones, zoti Toçi para dy vitesh sikur thoshte se rruga e re mbaroi?’’, i shkruan Luçi-Zekajt.

Kuptohet që në vallen e diskutimit fejsbukror kanë hyrë edhe shumë bashkëfshatarë të tjerë, që një pjesë të debateve po e sjellim këtu. Merret me mend që situata problematike, diskutohet edhe me batuta, nxitur nga ngjarjet më të fundit në Turqi.

 

 fatmirtocikuc2.jpg

Foto kur Toçi u premtonte përfundimin e rrugës

 

 

DEBATET:

Aurora Demiri: Po si e lane ne harrese te plote qeverite shq. !????Tmerrohesh te semuresh e te te duhet te shkosh ne spital ....

Deti Durres: Ik pa merak profe. Te pakten ne kuc e sigurt nuk ka grusht shteti dhe nuk nderpriten fluturimet

Monja Lushaj Korkaj: Mos u merzit besoj pas 30 vitesh e ke gati ...dhurate nga rilindja

Dorela Keli: E ke gabim se rruget ne veri jane ku therret qameti. Mos akuzo kot, pak rruge ke te mira ne veri. Psh eshte rruga per ne lure, tmerr

Xhevdet L. Zekaj: Po Dorela por Ju jeni verilindja...

Flamur Çelaj: Dorela Keli, nuk e keni iden për Çfarë po flet z. Xhevdet , bëhet fjalë për 1 aks nacional që ka mbi 50 mijë banorë në hapsirën e vet. Lura nuk bën as 1/10-ën e kësaj që po flasim. Po të flasësh për masakrën në liqenet e Lurës do të jepja të drejtë, por krahasimi për rrugën është i pavend në këtë rast.

Ylli Lalo: Eh Xhevo, sa i bejne gati per ne Kuc, ua rrembejne tek aeroporti. :)

Erion Luçi: Kjo quhet je sui homopoliticus..

Flamur Çelaj: Personalisht ndihem i turpëruar që bëj pjesë në një kualicion qeverisës që nuk ka bërë ende asnjë investim mbi këtë rrugë. Edhe angazhimi i deputetit, sado serioz që mund dhe besoj se është, bëhet i pavlerë dhe tallës nëse inagurimi i rrugës fillon përpara fushatës zgjedhore ...!

Helidon TahirajMe kete rruge, se shpejti banoret e Kuçit do largohen me kuç e me maç

 

 

RRUGA QË TË ÇON NË KUÇ (FOTOT)

kuci4.jpgkuc.jpgkuci2.jpgkuci3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028833150863647
array(1) { ["section"]=> string(100) "plas-sherri-bashkefshataret-mblidhen-ne-facebook-dhe-nxjerrin-te-palarat-e-deputetit-socialist-46799" }