Derbi mes dy ekipeve rivale të kategorisë së parë, Bistrica e Delvinës dhe Butrinti i Sarandës nuk ka kaluar as këtë herë pa incidente.
Një karton i kuq në fund të ndeshjes ndaj mbrojtësit të Bistricës ka revoltuar tifozët dhe futbollistët në fushë, edhe pse ekipi fitoi 2 me 0.
Arbitri është qëlluar me grushte ndërsa në fushë raportohet se është futur kryebashkiaku i Delvinës Rigels Balili. Ky i fundit është nipi i Kelmend Balilit, i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.
Rigels Balili është futur për të qetësuar gjakrat gjatë përplasjes në fushën e blertë.