Plas sherri në kuvend, Noka tenton të godasë Ramën, Ruçi e përjashton

Publikuar tek: barometri, më 08:12 15-12-2017 Plas sherri në kuvend, Noka tenton të godasë Ramën, Ruçi e përjashton

Tension në Kuvend dhe përplasje që për pak sa nuk ka degjeneruar në konflikt fizik mes Flamur Nokës e Kryeminsitrit Edi Rama.

Ka qenë Flamur Noka ai i cili ka lënë karrigen dhe i ka shkuar Ramës në foltore duke lëshuar edhe fjalë fyese të cilat nuk janë dëgjuar për shkak të mungesës së mikrofoinit por kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili ka dëgjuar gjithçka ka vendosur përjashtimin e menjëhershëm nga seanca të deputetit të PD.

Noka ka tentuar edhe të godasë Ramën por nuk është lejuar nga truprojat.

REPLIKAT

Ruçi: Zoti Noka të tërheq vëmendjen, ulu poshtë e mos pengo seancën.

Rama: Nuk i thashë as injorant, idiot, unë i thashë vetëm një opinion, por ky është llazore (kazani digjital sipas përkthimit të Ramës) 

(Noka vazhdon të shtyjë truprojat pranë foltores, teksa fliste kryeministri.)

Rama: Orë c’është ky mo, nga vjen ky, nga ç’pyll e keni gjetur këtë Sali?

Ruçi: Z, kryeministër një minut e mos fol. Për pengimin e seancës për dy minuta dhe për përdorimin e fjalëve ofenduesit ndaj kryeministrit të përjashtoj nga seanca dhe disa minuta pushim. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.2192440032959
array(1) { ["section"]=> string(74) "plas-sherri-ne-kuvend-noka-tenton-te-godase-ramen-ruci-e-perjashton-103141" }