Plas sherri në PD Shkodër. Kryetari akuzon Topallin: Ambasadore shëtitëse në Razëm

Publikuar tek: politike, më 17:19 29-06-2015 Plas sherri në PD Shkodër. Kryetari akuzon Topallin: Ambasadore shëtitëse në Razëm Ramiz Çobaj kryetar i PD se Shkodres dhe djathtas Jozefina Topalli, deputete e Shkodres

Jozefina Topalli ngriti gishtin e akuzës për drejtuesit e PD se kanë humbur në këto zgjedhje, por kryetari i PD së Shkodrës Ramiz Çobaj, e ka akuzuar deputeten e Shkodrës se ajo nuk ka bërë fushatë në këtë qytet, ishte thjesht një “ambasadore shtëtitëse e Razmës”. Kaq, ka mjaftuar, që demokratët të bëjnë vetë analizën e fitores së Shkodrës dhe humbjes së zgjedhjeve, duke mos pritur partitë, e duke treguar të vërtetat. 

“Fitorja në Shkodër nuk erdhi as nga ambasadorët shëtitës të Razmës apo të Gjirit të Lalzit, por nga puna e jashtëzakonshme e strukturave të PD, dega Shkodër. Shkodra të voton kur punon drejt, kur punon me përkushtim, kur je i vërtetë, ashtu siç edhe të ndëshkon kur gabon, kur nuk respekton, dhe kur je larg realitetit” thotë kryetari i PD së Shkodrës Ramiz Çobaj.

Akuzat e tij bien mbi ish kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila, siç e dinë të gjithë shkodranët, ka vilat e saj në Razmën turistike.

Por anëtarët e PD e akuzojnë kryetarin e tyre se po gabon me Topallin, sepse ata e dinë se ç’punë të madhe ka bërë deputetja Topalli për Shkodrën.

“Sa për strukturat e PD Ramiz, shif strukturat e vëllait tënd që e ke pasur te Lojrat e Fatit e u arratis në drejtim të paditur” shkruajnë komentuesit. “Nga vjen informacioni që Shkodra e ka ndëshkuar PD-në? Nuk ke faj ti, po ata “ambasadorët” t’u bënë urë kalimi ty. S’ke dal një ditë me e shoqëru Voltanën në lagjet e Shkodrës, ke dalë vetëm kur vinte Enveri (Basha)…Ke marrë pronën e Kokajve, e ke bërë zyrë PD. Kishte pas dash me ken e jotja e mandej kishim me fol. Rri urtë, shtroju punës se 2017 vjen menjëherë. Shkodra është furrë e madhe, të djeg të njomë e të thatë” shkruan një tjetër.

Kryetari i PD akuzohet se ka shitur votat në 2011. “Po përçan, nuk po bashkon. A e dini ju se Ramiz Çobaj ka bërë fushatën e Zef Hilës? Dhe me qytetin është marrë më pak? A e dini se rajoni dy ka pas kryetar, kryetarin e PR? A e dini se rajonet nënshkodër që kanë fituar në 2013 kanë humbur?” vazhdojnë komentuesit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Paloka: Arben Frroku u përdor nga Rama në fushatën e Pukës, iu dha leja të largohet nga Shqipëria
Nis festa e PS për fitoren e lokaleve dhe 24-vjetorin e themelimit por mungon Fatos Nano »
Article Logic
Execution time: 0.023725032806396
array(1) { ["section"]=> string(86) "plas-sherri-ne-pd-shkoder-kryetari-akuzon-topallin-ambasadore-shetitese-ne-razem-14907" }