Plas skandali, Ministria e Arsimit heq dorë nga Festivali i Këngës për Fëmijë

Publikuar tek: kulture-art, më 14:56 28-05-2018 Plas skandali, Ministria e Arsimit heq dorë nga Festivali i Këngës për Fëmijë Festivali për fëmijë

Më datat 1, 2 dhe 3 qershor pritet të startojë Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër, ndërsa një anomali është denoncuar në rrjetet sociale.

Çdo vit ky eveniment është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe ajo e Arsimit, ndërkohë që kjo e fundit ka hequr dorë nga kontribuimi në festival.

Fondi prej 8 milion lekësh në funksion të fonive dhe veshjeve të fëmijëve, duket se këtë vit do të mungojë, ndërkohë që për të plotësuar këto mungesa do të vihet në shërbim Bashkia e Shkodrës.

POSTIMI i Blerim Krujës:

Skandal, Ministria e Arsimit i tërheq mbështetjen Festivalit Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër!
Në datat 1, 2 ,3 qershor 2018, në ora 18.00 në teatrin “Migjeni” starton Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, edicioni 56, organizuar nga Bashkia Shkodër, Qendra Kulturore e Fëmijëve dhe shoqata "Shpirti Artistik i Shkodrës".
Si një eveniment mbarëkombëtar, gjithmonë është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit. Dy vitet e fundit, Ministria e Arsimit nuk ka qënë korrekte me mbështetjen e saj. Viti 2017 shënoi nisjen e problemeve, ku vetëm në minutat e fundit u bë e mundur që Ministria e Arsimit të materializonte kontributin e saj. Sivjet është akoma më keq. Ministria e Arsimit nuk do të kontribuojë për Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, edicioni 56. Dikasteri kishte marrë përsipër foninë dhe veshjet e fëmijëve, me një fond 8 milion lekë, i cili këtë vit do të mungojë.
Prej shumë vitesh, ky dikaster por edhe të tjerë, po bëjnë përpjekje që këtë event mbarëkombëtar ta zbehin, ta eklipsojnë duke e konsideruar vetëm një festival lokal. E provuan edhe vjet, por mesa duket në minutat e fundit u tërhoqën meqenëse ishte viti 2017. Sivjet që nuk ka zgjedhje, për turpin e Ministrisë së Arsimit, nuk ofruan aspak mbështetje.
Megjithatë, Bashkia e Shkodrës do të sigurojë e plotësojë mangësitë që mund të krijoheshin nga mungesa e mbeshtetjes së dikasterit qëndror që Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, edicioni 56 të jetë në shkëlqimin e tij të zakonshëm. Sepse ai është i lidhur pazgjidhshmerisht me qytetin e Shkodrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bashkimi i pamundur, zv.ministri i Ramës publikon për herë të parë medaljen e rrallë
Lajm i trishtë, ndahet nga jeta personazhi ‘i ëmbël’ te Borëbardha »
Article Logic
Execution time: 0.045186042785645
array(1) { ["section"]=> string(83) "plas-skandali-ministria-e-arsimit-heq-dore-nga-festivali-i-kenges-per-femije-122400" }