"Plas te Çadra"? Ish-zv/ministri jep alarmin: Plan për provokim fizik, vendi drejt konfliktit

Publikuar tek: politike, më 18:21 12-04-2017

Kreu i Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku, ka postuar një status të çuditshëm në profilin e tij, ku paralajmëron shpërthimin e një konflikti në vend.

Sipas Çollakut, “Rilindja” ka një plan për të provokuar fizikisht protestuesit e opozitës që ndodhen në çadrën te Bulevardi Dëshmorët e Kombit, me militantët e PS-së.

qweqwet3t.jpg

Por situata pranë çadrës së protestës duket e qetë, madje më e qetë se ditët e tjera. Ndërsa provokim i protestuesve të PD-së është regjisturar vetëm një herë, disa ditë më parë, ku një militante socialiste nga Vlora nisi të ofendonte Lulzim Bashën.

Por situata atë ditë u vu nën kontroll me ndërhyrjen e forcave të policisë ndërsa politika u distancua. Nuk dihet nëse Çollaku ka informacione të tjera lidhur me këtë plan.

Më shumë në këtë kategori: « Kulla 350 metra në Tiranë, PD: Rama përfiton 142 milionë euro, mikut të tij i falen pronat
Plan okult për të destabilizuar vendin, reagon menjëherë këshilltari i Tahirit »
Article Logic
Execution time: 0.009645938873291
array(1) { ["section"]=> string(94) "plas-te-cadra-ish-zv-ministri-jep-alarmin-plan-per-provokim-fizik-vendi-drejt-konfliktit-74961" }