Plas te Flamurtari, financat rrezikojnë sezonin që pa nisur

Publikuar tek: sport, më 09:27 26-08-2016 Plas te Flamurtari, financat rrezikojnë sezonin që pa nisur

Te Flamurtari kanë nisur pakënaqësitë dhe dje janë shfaqur haptazi.

Alvesh ka lënë stërvitjen, ndërsa e hëna do të jetë ditë vendimtare, ku pritet që të largohen disa lojtarë për shkak të financave jo të sigurta.

Kjo situatë nuk është e panjohur në Vlorë, ku pas largimit të Bashkisë si aksionere kryesore, lojtarët kanë bërë disa herë grevë derisa kanë marrë paratë.

Sezoni i shkuar ka qenë kulminant, ku bojkotimi i stërvitjes ishte pothuajse çështje dite, derisa disa lojtarë u larguan në merkaton e janarit dhe të tjerë që iu drejtuan FIFA­s për të marrë dëmshpërblimet.

Por, ende pa nisur sezoni i ri, te vlonjatët ka plasur sërish e njëjta çështje, e cila parashikohet që të kthehet në rutinë nëse drejtuesit nuk tregohen korrektë në kohë.

Administratori Sinan Idrizi ndodhet jashtë Shqipërisë, ndërsa lojtarët presin zgjidhje, e cila nuk mund t’iu jepet vetëm nga trajnerët apo drejtorët respektivë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëndija ndal hapin në fund, shuhet ëndrra e kualifkimit
Hidhet shorti i Europa League, ja përplasjet në 12 grupe (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.025912046432495
array(1) { ["section"]=> string(64) "plas-te-flamurtari-financat-rrezikojne-sezonin-qe-pa-nisur-50914" }