“Plas” te Zvicra, tekniku i 'mbyll karrierën' futbollistit shqiptar, e përjashton nga kombëtarja

Publikuar tek: sport, më 13:35 07-08-2018 “Plas” te Zvicra, tekniku i 'mbyll karrierën' futbollistit shqiptar, e përjashton nga kombëtarja

Është e pabesueshme, por e vërtetë. Mesfushori shqiptar i Zvicrës Valon Behrami i ka dhënë fund karrierës me përfaqësuesen helvete.

Ish-lojtari i Napolit, Lazios dhe i shumë skuadrave të tjera e ka bërë publik lajmin në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter” me një fjali.

“Karriera ime me përfaqësuesen ka mbaruar!”

Futbollisti me origjinë nga Mitrovica, që luan me Udinesen rrëfeu në një intervistë për televizionin “RSI” se shkaktar është trajneri i përfaqësueses së Zvicrës Vladimir Perkoviç ku tregon se çdo gjë mori fund pas një telefonate në mëngjes midis të dyve.

“Isha i befasuar. Mendova se ishte një telefonatë e zakonshme. Në një bisedë prej 39 sekondash, më tha se nuk mund të mbështetem më te ty. Jam shumë i zhgënjyer. Do të doja të isha përballë tij (Petkovicit) dhe ta shihja në sy”, deklaron 33-vjeçari.

Behrami është njëri prej futbollistëve që ka grumbulluar më shumë prezenca me Zvicrën (83). Ai ka luajtur në 3 Kupa Bote dhe dy Kampionate Europiane. Ai konsiderohet njëri prej futbollistëve më të mirë të Zvicrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shifra marramendëse, në 1 muaj Ronaldo bën 630 mln euro
Inter mbetet 'duarbosh', Real Madrid vendos për Kovaçiç »
Article Logic
Execution time: 0.02125096321106
array(1) { ["section"]=> string(97) "plas-te-zvicra-tekniku-i-mbyll-karrieren-futbollistit-shqiptar-e-perjashton-nga-kombetarja-130411" }