Plasin pakënaqësitë te Kukësi, shpërblimi fut në sherr lojtarët me presidentin

Publikuar tek: sport, më 22:25 12-07-2016 Plasin pakënaqësitë te Kukësi, shpërblimi fut në sherr lojtarët me presidentin

Skuadra kuksiane arriti atë kualifikim të bujshëm në minutat e fundit me ekipin e Rudar-it, në Mal të Zi. Goli i Sindrit Gurit në minutën e 79 i dha kualifikimin verilindorëve. Për këtë triumf të tyre, presidenti i skuadrës kuksiane, Safet Gjici pati premtuar një premio të majme, ku flitej për një shumë prej 100 mijë eurosh.

Burime të newsport.al pranë skuadrës kanë mësuar që ditën e sotme kreu i verilindorëve ka shpërndarë premion, por jo shumën që kishte premtuar. Në këtë mënyrë kanë lindur pakënaqësitë e lojtarëve me presidentin. Bëhet e ditur  për newsport.al që për titullarët janë shpërndarë nga rreth 5 mijë euro, kurse për pjesën tjetër të skuadrës nga rreth 1-2 mijë euro. Ndërkohë nga presidenca ishte premtuar që të gjithë lojtarët do të merrnin nga 5 mijë euro. Por kjo s’ka ndodhur, duke lindur në këtë mënyrë pakënaqësitë e para mes presidencës dhe lojtarëve.

Ekipi pritet të niset nesër drejt Austrisë me një avion çarter, ku do të luajë në datën 14 korrik me Austrinë e Vjenës në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Europa League.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “I thashë që është thjesht një lojë”, flet tifozi portugez që preku zemrat e miliona njerëzve dhe tregon një detaj shumë interesant
I dëgjojmë vetëm zërin por shikoni se çfarë bën me figurë Shakohoxha gjatë komentit (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.021449089050293
array(1) { ["section"]=> string(83) "plasin-pakenaqesite-te-kukesi-shperblimi-fut-ne-sherr-lojtaret-me-presidentin-46386" }