Platforma e dekriminalizimit/Bylykbashi: Verfikimi i të inkriminuarve, jo në dorë të partive

Publikuar tek: politike, më 22:39 24-03-2015 Platforma e dekriminalizimit/Bylykbashi: Verfikimi i të inkriminuarve, jo në dorë të partive

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se për zbatimin e platformës së dekriminalizimit të politikës dhe administratës do të kërkohet ndryshim i Kushtetutës.

Sipas Bylykbashit, do të ndërhyet gjithashtu edhe në kodin penal, kodin zgjedhor dhe rregulloren e Kuvendit.

Bylykbashki ka deklaruar në emisionin “Opinion” në Tv Klan se partitë politike do të mbajnë përgjegjësi morale për kandidatët, por do të jenë instrumentet ligjore ato që do të përcaktojnë nëse personi ka pasur apo jo probleme me ligjin, nëse kjo aprovohet atëherë do të bëhet largimi i kandidatit nga listat zgjedhore.

Deputeti demokrat ka thënë se pjesë platformës së dekriminalizimit të propozuar nga PD, do të jenë edhe kryetarët e bashkive si dhe administrate publike.

Bylykbashi ka theksuar se këto ndryshime nuk prekin të drejtat e njeriut, por kërkojnë zbatimin e betimit që çdo deputet bën në Kuvend.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përmbytjet/ Basha: Pasoja të rënda nga mosveprimi i qeverisë
80 deputetë votojnë pro arrestimit të Doshit. Për Frrokun 79 vota pro »
Article Logic
Execution time: 0.043720960617065
array(1) { ["section"]=> string(95) "platforma-e-dekriminalizimit-bylykbashi-verfikimi-i-te-inkriminuarve-jo-ne-dore-te-partive-6851" }