Platforma e LSI, Meta i bën thirrje përfaqësuesve: Distancohuni nga korrupsioni dhe abuzimi me detyrën

Publikuar tek: politike, më 16:38 16-11-2015 Platforma e LSI, Meta i bën thirrje përfaqësuesve: Distancohuni nga korrupsioni dhe abuzimi me detyrën

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka prezantuar gjatë mbledhjes së kryesisë platformën fillestare me 5 pika e cila do të diskutohet dhe do të thellohet më tej. Meta theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet dekriminalizimin e Parlamentit dhe administratës, duke shtuar se LSI distancohet nga çdo individ me rekorde kriminale të radhët e saj.

Një tjetër pikë e platformës është edhe kushtëzimi i numrit të biznesmenëve të kësaj partie në përfaqësimin publik, kjo për të bërë të mundur shmangien e konflikteve të interest.

Transparenca:

“Lidhur me financimin e partisë, duhet të jepet një përgjigje të qatrtë dhe të drejtpërdrejtë, çdo e dhënë për financimin e partisë nga sot do të jetë transparente. Për këtë arsye në faqen e LSI do të ketë një dritare ku do të shfaqen të ardhurat nga çdo formë. Do të bëjmë publik projektbuxhetin e partisë. Do të bëjmë publike çdo financim të çdo aktiviteti publik, të çdo kandidati jo më pak se dy ditë pas përfundimit të tij”.

Dekriminalizimi:

“LSI përkrah fuqimisht platformën e dekriminalizimit dhe distanchet nga çdo individ me rekorde kriminale që mund të jetë në radhët e saj dhe që dëshiron të ingranohet. Jemi të angazhuar t’i heqim vendit një njollë të pamerituar nga politikanët”.

Rinia:

“LSI do të garantojë një pjesëmarrje më të gjerë të të rinjve me kualifikim të lartë”.

Kufizimi i biznesmenëve:

“LSI do të kufizojë përfshirjen e biznesmenëve në përfaqësimin publik me qëllim shmangien e konflikteve të interest”.

Thirra për përfaqësuesit e LSI:

“Në këtë kontekst LSi kërkon nga të gjithë përfaqesëuesit e saj në të gjitha nivelet të zbatojë me përpikmëri ligjet e shtetit. Të distancohen nga çdo praktikë korrupsioni dhe abuzimi me detyrën. Çdo shfaqje arrogance dënohet rëndë nga LSI. Të nxitet transparenca me publikun.

“Kjo ëhstë një platformë që do të diskutohet dhe do të thellohet më tej”, tha kreu i LSI, Ilir Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Kopjac, gjysmak e pa vizion”, Basha “s’kursen” asgjë për Ramën
Shqetësimi publik në rritje? Vasili i LSI: Do publikojnë burimet e financimit të partisë. Paketa e Ramës për t’u përshëndetur »
Article Logic
Execution time: 0.0042350292205811
array(1) { ["section"]=> string(106) "platforma-e-lsi-meta-i-ben-thirrje-perfaqesuesve-distancohuni-nga-korrupsioni-dhe-abuzimi-me-detyren-25561" }