Platforma për dekriminalizimin PD: Test droge për zyrtarët e lartë dhe verifikim me shenjat e gishtave

Publikuar tek: politike, më 11:44 31-07-2015 Platforma për dekriminalizimin PD: Test droge për zyrtarët e lartë dhe verifikim me shenjat e gishtave

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka prezantuar gjatë një konference për media, platformën e Partisë Demokratike për dekriminalizimin. Bylykbashi u shpreh se Partia Demokratike propozon ndryshime kushtetuese dhe ligjore për ndërprerjen e menjëhershme të mandateve të përsonave të inkriminuar.

“Të ndalohet kandidimi për personat me llogari të hapur me drejtësine e vendeve të tjera.

Ti ndërpritet menjëherë mandati personave të inkriminuar.

Të ndalohen të kandidojnë të gjithë personat që janë në proces hetimi nga vendet e tjera të Bashkimit Europian.

Për personat me identitet të ndryshuar dhe rekorde kriminale të identifikohen me anë të shenjave të gishtrinjve.

Propozojmë testin e drogës për zyrtarët e lartë”, ka thënë Bylykbashi duke prezantuar publikisht platformën e Partisë Demokratike.

Deputeti i PD-së, Bylykbashi tha se boshti i këtij propozimi do të jetë ligji italian por do t’i përshtatet situatës të rënduar në Shqipëri. Sipas tij, çdo përpjekje për të zvarritur procesin është një derë e hapur për kriminelët. Bylykbashi tha se pas raportit të departamentit Amerikan të Shtetit që konstatonte se në Parlamentin Shqiptar ka deputet të dënuar më parë, kjo platformë "ia heq këtë njollë turpi shqiptarëve".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sistemi elektronik, Tahiri: Jo vetëm gjoba, edhe burg për abuzuesit
Pas darkës në Dajt, Rama i shtron një drekë edhe stafit te 15-katëshi. Kush do të pushojë, sa? »
Article Logic
Execution time: 0.016623973846436
array(1) { ["section"]=> string(107) "platforma-per-dekriminalizimin-pd-test-droge-per-zyrtaret-e-larte-dhe-verifikim-me-shenjat-e-gishtave-17393" }