Platini: Kosova anëtarësohet vitin tjetër

Publikuar tek: sport, më 21:58 09-03-2015 Platini: Kosova anëtarësohet vitin tjetër

Presidenti i UEFA-s Michel Platini duket se po i rregullon marrdhëniet me shqiptarët pas vendimeve skandaloze të ndërmarra nga institucioni që ai drejton në lidhje me dhunën në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Platini u ka dhënë shpresë të madhe sot shqiptarëve të Kosovës kur ka deklaruar se përfaqëuesja e këtij vendi mund të jetë anëtare e UEFA-s vitin e ardhshëm.

Presidenti i FFK-së Fadil Vokrri ka dorëzuar sot kërkesën zyrtare për anëtarësim të Kosovës në UEFA, ndërsa mediat kosovare raportojnë se Platini ka dhënë dritën jeshile për këtë proces.

“Do të ndodhë, do të ndodhë. Ndoshta në 2016. Rreth aplikimit ju e dini që është një proces që ka filluar një kohë të gjatë. Nuk ka aspekte vetëm politike, por ka aspekte rregullative, ka statute. Do të shohim se si do të ecë procesi, pasi ka rregulla dhe statute”, ka deklaruar Platini.

Kosova që prej shpalljes së pavrësisë ka kërkuar anëtarësimin në UEFA dhe FIFA, por kjo është vonuar për shkak se nuk është anëtare e OKB-së, kusht që është hequr së fundmi nga këto institucione.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Armenia publikon listën anti-Shqipëri
Shtyhet derbi Tirana – Partizani për shkak të protestës së PD »
Article Logic
Execution time: 0.021386861801147
array(1) { ["section"]=> string(45) "platini-kosova-anetaresohet-vitin-tjeter-5403" }