Pllaka me mbishkrimin e Sulltanit përplas dy miqtë Lame dhe Shkreli

Publikuar tek: kulture-art, më 19:40 27-09-2015 Pllaka me mbishkrimin e Sulltanit përplas dy miqtë Lame dhe Shkreli

Pllaka me mbishkrimin e Sulltan Sulejmanit e vendosur në hyrje të kalasë së Lezhës, ka sjellë reagime të shumta nga historianë dhe arkitektë, por edhe dy miqtë, Artan Lame dhe Artan Shkreli duket se ndajnë mendime të kundërta.

Artan Shkreli shprehet se pllaka është vendosur në vendin e gabuar, pa profesionalizëm dhe është dëmtuar gjatë vendosjes.

Pllaka me mbishkrimin osman, përveçse qe vendosur në vendin e gabuar, ishte ngjitur me llaç cimento (ups!) dhe për më tepër qe krisur gjatë vendosjes... po të ruhej në muze do vazhdonte të ishte integrale”, shkruan Shkreli, që sipas tij, muzeu do të ishte vendi i duhur për pllakën. Ndërsa ajo që shqetëson më shumë Artan Lamen, janë ndërtimet pa leje në këtë kala.

Megjithatë të dy miqtë bien dakort për problemin madhor që kërcënon kalanë e Lezhës, atë të ndërtimit të moteleve dhe lokaleve në territorin e kalasë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lame dhe Shkreli në kalanë e Lezhës: Mezi merr frymë nga ndërtimet pa leje
Shkreli ironizon Ditën Kombëtare të Trashëgimisë... me pllakën e Sulltan Sulejmanit »
Article Logic
Execution time: 0.023406982421875
array(1) { ["section"]=> string(73) "pllaka-me-mbishkrimin-e-sulltanit-perplas-dy-miqte-lame-dhe-shkreli-21777" }