Plumb në zarf, kërcënohet me jetë Matteo Salvini

Publikuar tek: rajon, më 16:51 21-05-2019 Plumb në zarf, kërcënohet me jetë Matteo Salvini

Është kërcënuar ditën e sotme ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini.

Salvinit i është dërguar një zarf, i cili kishte brenda një plumb të kalibrit 9.

Zarfi u konstatua nga Qendra Postare, të cilëve iu duk i dyshimtë për shkak të mungesës së pullës dhe të dërguesit.

Pas kësaj ka reaguar menjëherë ministri i Brendshëm italian, i cili në një postim në Twitter thotë se nuk e frikësojnë dot.

‘Sot më dërguan një zarf me një plumb. Ata nuk më frikësojnë dhe nuk më ndalin dot. Më shumë se në politikë, që shpesh është hipokrite, besoj në solidaritetin e miliona italianëve të respektuar të cilët do të votojnë të dielën’, shkruan Salvini.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01883602142334
array(1) { ["section"]=> string(54) "plumb-ne-zarf-kercenohet-me-jete-matteo-salvini-165156" }