Plumba ndaj gazetares, Sonila Meço i kujton Ramës sulmin: Jeni për t’u qarë hallin, i thërrisni mendjes…

Publikuar tek: barometri, më 08:33 31-08-2018 Plumba ndaj gazetares, Sonila Meço i kujton Ramës sulmin: Jeni për t’u qarë hallin, i thërrisni mendjes…

Ka reaguar me tone të ashpra gazetarja e njohur Sonila Meço për sulmin me armë ndaj familjes së gazetares Klodiana Lala.

Meço e quan një kërcënim jo vetëm për Lalën, por për të gjithë gazetarët në Shqipëri.

Sakaq, Meço ka dhe një mesazh për Ramën, të cilit i kujton një sulm që ka bërë ndaj gazetareve, një vit më parë.

Sipas gazetares, kjo deklaratë ka ndikuar keq në psiqikën e kujtdo.

“E keni menduar si ndikon një fjalim i tillë në psiqikën e kujtdo i përvidhet investigimit gazetaresk: Ju jeni per t’u qarë hallin dhe unë ju pergjigjem si ma do e bardha zemër.

Mos u ofendoni fare se ju e ulni dhe ngrini këdo si ju teket edhe kujtoni se askush nuk ka të drejtë t’ju thotë se jeni pjesë e një kazani të madh.

Jam këtu për tu marrë me ju dhe t’ju them që duhet t’i thërrisni mendjes dhe të lexoni dhe të kuptoni ju dhe ata që ju paguajnë ju dhe që janë edhe më shumë problemi.”?- Shkruan Meço. 

Reagimi i plotë:

Mënyra e hapur e sulmit ndaj shtëpisë së prindërve të Klodiana Lalës, nuk është paralajmërim vetëm për të. Do kishin provuar forma intimidimi edhe pa breshëri mesnate, që zgjojnë ndërgjegje edhe përtej kufijve. Por shkrepjet ishin për çdo gazetar, intelektual e aktivist brenda vendit, që guxon të raportojë, hetojë e dyshojë me profesionalizmin, përkushtimin dhe këmbënguljen e Klodianës. Dhe ndërsa presim me padurim zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve, që mund të jenë edhe thjesht të porositur, ekzekutues të bindur të një urdhëri, që nuk kanë parë kurrë lajme e s’njohin as Klodianë e as kolegë të saj, le të sjellim ndërmend çfarë inkurajon ndër të tjera krimin të veprojë kaq serbes.

Kur dënon dhunën ndaj gazetarëve, kujtohu nëse ke shërbyer për vënien e tyre nën shënjestër me retorikë të ashpër e sulme verbale të pafrè ndaj punonjësve të medias. Vlen kjo për secilin, nga opinioni i thjeshtë në rrjet tek kumtet publike në konferenca shtypi të kokave të kombit. 
P.sh e keni menduar si ndikon një fjalim i tillë në psiqikën e kujtdo i përvidhet investigimit gazetaresk:
“Ju jeni per t’u qarë hallin dhe unë ju pergjigjem si ma do e bardha zemër.
Mos u ofendoni fare se ju e ulni dhe ngrini këdo si ju teket edhe kujtoni se askush nuk ka të drejtë t’ju thotë se jeni pjesë e një kazani të madh. Jam këtu për tu marrë me ju dhe t’ju them që duhet t’i thërrisni mendjes dhe të lexoni dhe të kuptoni ju dhe ata që ju paguajnë ju dhe që janë edhe më shumë problemi.”?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032404899597168
array(1) { ["section"]=> string(107) "plumba-ndaj-gazetares-sonila-meco-i-kujton-rames-sulmin-jeni-per-t-u-qare-hallin-i-therrisni-mendjes-132714" }