“Po ç’do thotë Kurumi, more tungjat’ jeta, si mund të zbulojë zullumet e vet”, Arben Duka derdh “SKANDALIN” në vargje

Publikuar tek: aktualitet, më 15:00 01-12-2017 “Po ç’do thotë Kurumi, more tungjat’ jeta, si mund të zbulojë zullumet e vet”, Arben Duka derdh “SKANDALIN” në vargje

Poeti Arben Duka i ka kushtuar një poezi “skandalit” me Orest Sotën i cili aktualisht ndodhet në burg pasi u kap me 860 mijë euro.

Në një poezi me titull ”Derisa paratë s’kanë origjinë, duhet që Oresti, ta lërë qelinë!”, Duka shkruan se Kurumi nuk ka se si të zbulojë “zullumet” e veta.

Arben Duka për gazetën Dita:

Që kur mbi Tahirin,
lufta ka filluar,
as edhe një germë,
në dosje s’është shtuar!

Kërkoi prokurori,
masën më ekstreme,
dhe “prova” të forta,
kish ca thashetheme!

Asgjë s’do t’i shtohet,
më këtij skandali,
dhe një flluskë sapuni,
më në fund do dali!

Po prokuroria,
hyzmeqare e lugës,
shpreson -ndonjë provë,
mbase gjen gjatë rrugës!

Të gjejnë gjatë rrugës,
ndonjë provë tamam,
ndaj dhe Orest Sotën,
po bëjnë kurban!

Si dhuratë nga Zoti,
u erdhi llokumi,
se para në dorë,
nuk marrka “Kurumi”!

Po ç’do thotë “Kurumi”,
more tungjat’ jeta,
si mund të zbuloi,
zullumet e veta?!

Unë e njoh Lefterin,
nga Shkollë e Bashkuar,
di që miliarda,
ka pasur në duar!

Me mijëra ton hekur,
që ka tregtuar,
me qindra pallate,
këtu janë ndërtuar!

Shuma që ju gjet,
djalit në makinë,
them se për “Ikonën”,
është një çikërrimë!

Është një çikërrimë,
çfarë ju “kap” të birit,
po këto qenkishin,
lekët e Tahirit!

Hedhur mbi sedilje,
more kompetentë,
m’u në mes të ditës,
edhe pa patentë!

Gjithë kjo shkujdesje,
në të udhëtuar,
as t’i fshihte lekët,
nuk kishte tentuar!

Mund të ketë probleme,
i riu Orest,
po nuk është për burg,
dhe as për arrest!

Duket që me “vrull”,
po vijojnë hetimet,
por gjer tani jemi,
vetëm tek dyshimet!

Gjersa paret ende,
nuk kanë origjinë,
duhet që Oresti,
ta lërë qelinë!

Këtë katrahurë,
s’dimë si ta rrëfejmë:
“Të bëjë një herë burgun,
më pas prova gjejmë!”

Ngado që ta rrotullojmë,
kemi kurthin e hashashit,
po që dot s’e krahasojmë,
me gjithë krimet e Lulashit!

Ka dyshime për Sajmirin,
as më shumë e as më pak,
po Saliu me të birin,
janë kapur në krim cullak!

Hashashi s’është kulm’ i krimit,
në shumë vende nuk dënohet,
me vrasjet Bashë-Berishës,
as që mund të krahasohet!

Njëmijë herë i kemi thënë,
krimet-kur kishin pushtet,
sot Njëzet e Një Janari,
për drejtësi ulëret!

Qindra herë i kemi thënë,
do t’i themi përsëri,
që të dy janë kriminelët,
numër një në Shqipëri!.

Nuk po bëjmë propagandë,
sipas mendjes së disave,
se Bashës tani ju shtua,
dhe pastrimi i parave!.

Që të gjithë nuk e thonë,
po e mendojnë të tërë,
të gjitha krimet e mundshme,
këta të dy i kanë bërë!.

Po nuk nisi nga këta,
s’ka reformë në drejtësi,
se vendin e merituar,
e kanë vetëm në qeli!

Po të dy shajnë me listë,
dhe ky sigurisht është kulmi,
kanë parimin stalinist,
mbrojtja më e mirë është sulmi!

Arben Duka

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0049190521240234
array(1) { ["section"]=> string(116) "po-c-do-thote-kurumi-more-tungjat-jeta-si-mund-te-zbuloje-zullumet-e-vet-arben-duka-derdh-skandalin-ne-vargje-101519" }