“Po ça flas dhe unë. Nuk harron kurrë”, Elton Deda merr dhuratë nga Rama

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:01 06-04-2016 “Po ça flas dhe unë. Nuk harron kurrë”, Elton Deda merr dhuratë nga Rama

Këngëtari  dhe kantautori shqiptar Elton Deda festoi ditën e djeshme ditëlindjen. Deda mbushi 43 vjeç dhe mori një dhuratë edhe nga shefi i qeverisë Edi Rama. Kantautori nuk zbulon se çfarë fshihet brenda paketimit por e komenton kështu dhuratën.

“Ja edhe dhurata e kryeministrit, fotografuar pranë kasës fiskale që të rrimë rehat nga tatimet...( po ça flas dhe unë...). Nuk harron kurrë. Respekt”.

Në këtë ditë të veçantë, Dedën e ka uruar edhe mamaja e tij Antoneta duke kujtuar momentin kur ka lindur.

“Antoneta Deda po e postoj origjinalin tënd sepse je super e madhe. Jam me fat që kam ulërit nga qejfi që më solli në botë një prind i mrekullueshëm si Ti, mama. Puc...yt bir!” shkruan Eltoni dhe tregon urimin që i ka bërë e ëma.

"Edhe 100 zemër, prita orën 5 se në këtë orë ke lindur dhe ulërite për herë të parë me sa kishe në kokë, të uroj gjithë të mirat e botës, paç shëndet, jetë të lumtur shpirterore dha sa më shumë të mira materiale që ta gëzosh këtë jetë, puç, mami".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019463062286377
array(1) { ["section"]=> string(74) "po-ca-flas-dhe-une-nuk-harron-kurre-elton-deda-merr-dhurate-nga-rama-36960" }