'Po diskreditohet Kosova', Rama : Shfaqje papjekurie përpara ndërkombëtarëve

Publikuar tek: politike, më 23:18 13-02-2018 'Po diskreditohet Kosova', Rama : Shfaqje papjekurie përpara ndërkombëtarëve

Vetëm katër ditë para ditës së pavarësisë së Kosovës kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi, ka folur lidhur me ecurinë e shtetit më të ri europian gjatë këtyre 10 viteve që lamë pas.

Ndër të tjera kryeministri shqiptar ka kritikuar politikën kosovare.

“Po diskreditohet Kosova, dhe nuk është 3ështja e vizave, patjetër që liberalizimi i vizave është një domosdoshmëri, patjetër që vendosja e vizave si kusht për Kosovën ndërkohë që Serbia po negocion antarësimin dhe ende nuk ka zgjidhur asgjë në raport me kosovën në kuptimin edhe të kufirit lë ashumë vend për diskuttim. Por përtej krejt këtij diskutimi dhe përtej liberalizimit të vizave bëhet fjale për një shfaqje papjekurie. Të cilën Kosova nuk e ak luksin ta japë në sytë e partnerëve tënë ndërkombëtarë, në sytë e atyrë të cilët janë edhe fuqia që lindi shtetin e Kosovës.” Ky është mesazhi që Edi Rama i ka dhënë politikës së shtetit të Kosovës.

Kujtojmë se kushti themelor për liberalizimin e vizave për Kosovën është demarkacioni e kufirit me Malin e Zi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dëshmia në Prokurori, Ruli: S’jam emocional si Berisha, i vogli
Zv.ministrja e Kulturës kundër Kumbaros: Gaboi! Ligjin s’e kam kuptuar as unë »
Article Logic
Execution time: 0.018585920333862
array(1) { ["section"]=> string(78) "po-diskreditohet-kosova-rama-shfaqje-papjekurie-perpara-nderkombetareve-110166" }