Po fotografonte çiftin e sapomartuar, 72 vjeçari bie nga gondola dhe vdes

Publikuar tek: bota, më 20:51 09-05-2015 Po fotografonte çiftin e sapomartuar, 72 vjeçari bie nga gondola dhe vdes

Një 72 vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Venecias pas është rrëzuar nga gondola dhe më pas ka rënë në ujrat e “Kanalit të Madh”. Sipas mediave italiane, 72 vjeçarit i ka rrëshkitur këmba gjatë kohës që po fotografonte një çift të sapomartuarish, kur ka goditur kokën në varkë dhe më pas ka rënë në ujë.

Çifti dhe disa kalimtarë janë munduar të nxjerrin të moshuarin me shpejtësi nga uji, por përpjekje e tyre ka qenë e kot. Autoritetet raportuan se vdekja e 72 vjeçarit ka ardhur si pasojë e mbytjes nga uji dhe jo nga përplasja e kokës mbi gondola.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030647039413452
array(1) { ["section"]=> string(78) "po-fotografonte-ciftin-e-sapomartuar-72-vjecari-bie-nga-gondola-dhe-vdes-10765" }