'Po i bëjmë pasaportën', Panucci gati lojtarin më të ri të kombëtares

Publikuar tek: sport, më 13:06 10-02-2019 'Po i bëjmë pasaportën', Panucci gati lojtarin më të ri të kombëtares

Trajneri Christian Panucci vazhdon të vëzhgojë shumë lojtar me origjinë shqiptare që mund t'i bashkohet Kombëtares shqiptare.

Disa muaj më parë u përfol për një mbrojtës të djathtë të Belgranos Tomas Guidara dhe tashmë mediat argjentinase e bëjnë fakt të kryer interesimin e FSHF-së për lojtarin. Në javët e ardhshme do të jetë vet trajnerin Panucci i cili do të udhëtojë drejt Argjentinës për të bindur lojtarin me origjinë shqiptare.

"Kam folur me lojtarin, ka prejardhje arbëreshe dhe mund t’i bëhet pasaporta . Ai është i gatshëm të vijë, shumë i lumtur, ndaj në këtë moment ka shkëmbim dokumentesh mes lojtarit dhe FSHF. Urojmë që shpejt të mbarojnë dokumentet se është lojtar me cilësi, një lojtar krahu. Ai është i lumtur që mund të zgjedhë Shqipërinë. Në dy vite kam thirrur edhe lojtarë që më kanë thënë po, por pastaj kanë zgjedhur të përfaqësojnë vende të tjera. Prandaj para se të them se është shqiptar, dua të shoh pasaportën. Ka edhe lojtarë të tjerë, por nuk dua të them emrat”.

Pra 22 vjeçari do të ketë një takim kokë më kokë me trajnerin për të vendosur nëse mund t'i bashkohet Shqipërisë apo jo. Mbrojtësi aktivizohet në rolin e krahut të djathë, por edhe në qender me ekipin e tij Belgrano që militon në elitën e futbollit argjentinas.

Guidara-770x470.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmuesi shqiptar bind drejtuesit e Young Boys, rinovon deri në vitin 2020
»
Article Logic
Execution time: 0.0044820308685303
array(1) { ["section"]=> string(73) "po-i-bejme-pasaporten-panucci-gati-lojtarin-me-te-ri-te-kombetares-152261" }