“Po i hidhni benzinë zjarrit”, Tifozat Kuq e Zi paralajmërojnë Ramën dhe Dukën

Publikuar tek: sport, më 15:51 02-10-2015 “Po i hidhni benzinë zjarrit”, Tifozat Kuq e Zi paralajmërojnë Ramën dhe Dukën

Tifo-grupi i Kombëtares shqiptare, “Tifozët Kuq e Zi”, kanë paralajmëruar organizatorët e ndeshjes Shqipëri-Serbi, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e FSHF-së Armando Duka, që të tregohen të kujdesshëm me masat që po marrin sepse në këtë mënyrë po fyejnë tifozët shqiptarë.

Prania e serbëve në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena” dhe aq më tepër ajo e kryeministrit Aleksandar Vuçiç, konsiderohet nga TKZ si një akt provokues.

Në reagimin e tyre, “Tifozat Kuq e Zi”, akuzojnë Ramën dhe Dukën se për tekat e tyre po përdhosin figurat kombëtare.

Ndalimi që FSHF ka vendosur për Ballist Morinën që të jetë i pranishëm në stadium, për TKZ do të thotë t’i hidhet benzinë zjarrit.

Reagimi i Tifozave Kuq e Zi:

Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama,

Federatës Shqiptare të Futbollit ,

Tifozat Kuq e Zi gjejnë shkas ndeshjen e 8 tetorit mes Kombëtares shqiptare dhe serbe t’ju adresohen dy organziatorëve të kësaj ngjarje, Qeverisë shqiptare dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Nuk besojmë që ka ndonjë shqiptarë që nuk është i interesuar që ndeshja të mbyllet në suaza të “fair-play”-it, pavarësisht ngjarjeve vitin e kaluar në Beograd.

Si grupim, organizimet tona i kemi nisur shumë muaj përpara, fillimisht me anëtarësinë e gjerë për t’ja spjeguar secilit rëndësinë e veçantë që ka kjo ndeshje duke marrë përgjegjësitë dhe detyrimet tona që na takojnë në tribunë, por duket se këto përpjekje tona po minohen nga Qeveria shqiptare dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Nuk jemi aq naivë sa të kërkojmë heqjen e masave të sigurisë, biles përshëndesim gatishmërinë për çdo eventualitet, por jemi të frustruar nga mënyra se si praktikohen këto masa, duke shtypur, shkelur dhe dhunuar tifozët shqiptarë.

Na ndalohen veshjet që nuk na janë ndaluar në asnjë stadium në transferta, ftohen student serbë ndërsa ne nuk u lejuam në Beograd, dhe sikur të mos mjaftonte kjo ftohet edhe kryeministri i serbëve!

I nderuar kryeministër, një ndër vetitë më fisnike që karakterizon shqiptarët është mikpritja. Shqiptari e ka shtëpinë e madhe dhe zemrën e madhe, zatën edhe kanuni e thotë se “shpija e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, por me këto ftesa ju nuk i shërbeni qetësisë, ju provokoni direkt ndjenjat tona, provokoni lojtarët që mezi shpëtuan të gjallë nga tmerri i Beogradit, dhe përfundimisht luani me ndjenjat tona, duke përdhosur edhe figurat tona kombëtare për tekat tuaja.

Nuk duam t’i urojm mirëseardhje një njeriu i cili kurrë nuk ka qenë miku jonë, nuk është miku jonë, nuk deshiron të jetë miku jone dhe kurrë nuk do bëhët miku jonë. Nuk do ju perziheshim në ftesat që mund t’i bënit për në oborrin e kryeministrisë apo të ndonjë hoteli për ndonjë konferencë por, ju lutem… jo në stadium, jo një njeriu që qëndroi indiferent ,në stadium kur në kor u thirr ”vritni shqiptarët”, dhë për këtë fajësoi shqiptarët!?

Në anën tjetër Federata Shqiptare e Futbollit përmes sekretarit të saj, dje ka treguar se si nuk do të lejohet hyrja e anëtarit tonë, Ismail Morina (I njohur si “Ballisti”).

Ky është absurditet, kjo është servilizëm i pashoq karshi kërkesave të sërbëve, dhe për më tepër është i paligjshëm. Anëtari në fjalë,nuk ndiqet penalisht,nga asnjë institucion kompetent ligjor,dhe ndalimi i tij është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

Ky veprim i papërgjegjshëm është “hedhje benzinë në zjarr”. Për më tepër as edhe gjykata e Arbitrazhit sportive CAS, nuk e ka shpallur fajtor “dronin e Ballistit” për ndërprerjen e ndeshjes, këtë po u’a dokumentojmë me një paragraf nga vendimi i CAS-it (Sipas vendimeve të UEFAs, dhënia e masës kundër FSHF-së u bazua në refuzimin e pretenduar nga skuadra shqiptare për të rinisur ndeshjen pasi ajo u ndal nga arbitri në minutën e 41¬të kur disa fishekzjarre (ndriçuese) u hodhën në fushë nga fansat serbë.

Gjatë këtij ndalimi të lojës, disa incidente ndodhen, si psh. pushtimi i fushës nga 15 fansa serbë të cilët sulmuan dhunshëm lojtarët shqiptarë).

Duke marrë parasysh gjithë këta faktorë, dhe duke uruar për mbarëvajtje të qetë të ndeshjes së 8 tetorit, TKZ ju bënë thirrje dy organizatorëve të ndeshjes, të heqin dorë nga këto provokime dhe të mos nxisin pakënaqësi duke ushtruar dhunë psikologjike dhe duke eksperimentuar me durimin tonë, në të kundërtën çfarëdo ngjarje e pakëndshme si pasojë e veprimeve tuaja, përgjegjësia dhe turpi do të bien ekskluzvisht mbi ju.

Ju lutem, mos luani me ndjenjat tona.

Ju lutem mos na provokoni.

Tifozat Kuq e Zi

O sa mirë me qenë Shqiptar!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Thaçi mund të pengojë ardhjen e Vuçiçit në Elbasan
Serbia grumbullon një “shqiptar” për ndeshjen kundër Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.021708965301514
array(1) { ["section"]=> string(81) "po-i-hidhni-benzine-zjarrit-tifozat-kuq-e-zi-paralajmerojne-ramen-dhe-duken-22189" }