Po iki, por vazhdoni luftoni për laburistët

Publikuar tek: analiza-komente, më 15:42 08-05-2015 Po iki, por vazhdoni luftoni për laburistët

*Nga Ed Miliband

Miq, nuk është ky fjalimi që do të doja të mbaja sot, sepse besoja që Britania e kishte të nevojshme qeverinë laburiste.

Dhe e besoj akoma. Por publiku votoi ndryshe mbrëmjen e kaluar. Herët mëngjesin e sotëm, i telefonova David Cameron për ta përgëzuar. Marr përsipër përgjegjësinë totale dhe absolute për rezultatin dhe mposhtjen tonë në këto zgjedhje. Më vjen gjithashtu shumë keq për kolegët e mi që humbën vendet e tyre në Parlament: Ed Balls, Jim Murphy, Margaret Curran, Douglas Alexander dhe të gjithë parlamentarët tanë dhe kandidatët që kanë humbur në zonat e tyre. Ata janë miq, kolegë dhe bartës standardi për partinë tonë. Ata kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë të tillë.

Dua të falenderoj ata njerëz që kandiduan në fushatën tonë. Ishte fushata më e bashkuar, dhe e gëzueshme që unë jam përfshirë ndonjëherë. Dua të falenderoj Douglas Alexandër, Lucy Poëell dhe Spencer Livermore, dhe ekipin e jashtëzakonshëm të njerëzve në Partinë Laburiste. Dhe, të gjithë ju, skuadrën e pabesueshme të njerëzve të partisë laburiste, aktivistëve, apo gjithë të tjerëve.

Britania ka nevojë për një parti të fortë Laburiste. Britania ka nevojë për një Parti Laburiste që mund të rindërtohet pas kësaj disfate, kështu, që mund të kemi një qeveri që të ngrihet edhe njëherë për njerëzit e punës.

Tani është koha që dikush tjetër të çojë përpara lidershipin e kësaj partie. Kështu, po jap dorëheqjen që do të hyjë në fuqi këtë pasdite pas përkujtimores në Cenotaph.

Dua ta bëj këtë në mënyrë të menjëhershme sepse partia ka nevojë që të hapë një debat të hapur dhe të ndershëm rreth të rrugës për të ecur përpara pa asnjë detyrim.

Më lejoni të them se Harriet Harman është zëvendësliderja më e mirë që çdokush mund të shpresonte. Kam punuar me të më shumë se 20 vjet. Jam shumë krenar që ta kem pasur si zëvendësen time për kohën e lidershipit tim. Ajo do të marrë drejtimin e partisë, deri në zgjedhjen e liderit të ri.

Sa për mua, do të duhet të rinjoh veten me Justinën dhe dy djemtë e mi, Danielin dhe Sam. Përpara kësaj, dua të them edhe dy gjëra.

Së pari, shumë falemnderit popullit britanik.

Falemnderit atyre që më takuan në stacionet e trenave, në kolegje, në vendet e punës, në shkolla. Falemnderit që ndatë historitë tuaja me mua. Kam mësuar shumë gjëra prej jush. Dhe ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm. Falemnderit shumë për selfie-t. Falemnderit për mbështetjen. Dhe gjithashtu falemnderit për kultin më të papranueshëm të shekullit të 21 me #Milifandom.

Së dyti, dua t’u drejtoj disa fjalë atyre që votuan Laburistët. Sot, ju ndoshta ndiheni të zhgënjyer, madje edhe të zymtë, por ndërsa ne mund të kemi humbur zgjedhjet, argument për fushatën tonë nuk ka përfunduar. Çështja e vendit tonë të pabarabartë, nuk është një çështje e përfunduar. Ky do të jetë ndryshimi i kohës sonë. Lufta do të vazhdojë.

Kushdo që do të jetë lideri i ri, unë e di, Laburistët do ta kthejnë këtë çështje për një vend që punon për njerëzit e punës.

Së treti, unë besoj te Britania e Bashkuar. Jo vetëm sepse është vendi ynë, por sepse është rruga më e mirë për ti shërbyer njerëzve të punës së vendit tonë. Besoj se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa na ndajnë. Dhe të gjithë ne, në muajt dhe vitet që do të vijnë duhet ta rrisim këtë shpresë.

Në fund, dua të them dy fjalë për partinë time. Falemnderit të gjithëve. Falemnderit për privilegjin. I jam bashkuar kësaj partie në moshën 17 vjeç. Nuk e kisha ëndërruar kurrë se një ditë do ta drejtoja atë. Ka qenë një forcë e papërshkrueshme për progres: nga e drejta e punëtorëve te rritja e pagës minimale. Asnjë parti tjetër nuk mund të mburret me këto angazhime, dhe do të jenë një forcë për progress dhe ndyrshim sërish. Për të gjithë anëtarët e partisë, ju jeni njerëzit më luajalë, mbështetës dhe të jashtëzakonshëm. Mendoj për të gjithë ju sot. Dhe më vjen vërtet shumë keq që nuk ia dolëm. Kam dhënë më të mirën time për afro pesë vite. Sot, ju duhet të tregoni përgjegjshmërinë tuaj. Përgjegjësia juaj nuk është vetëm për të vajtuar për humbjen, por për të mbledhur veten dhe për të vazhduar luftën.

I them të gjitha këto për partinë tonë: Bëjeni zgjedhjen e këtij lidershipi me të njëjtën miqësi, qytetari dhe mirësi që ne besojmë se është edhe mënyra që ky vend të drejtohet. Besoj se kemi sjellë një kulturë për këtë parti se mund të kemi dhe keqkuptime po pa qenë të keqkuptuar. Mbajeni në mendje këtë në muajt që do të vijnë.

Së fundi dua të them: Kursi i progresit dhe drejtësisë sociale asnjëherë nuk ka qenë i thjeshtë apo i hapur. Ndryshimet ndodhin sepse njerëzit nuk dorëzohen. Nuk pranojnë një “jo” si përgjigje. Ata vazhdojnë të kërkojnë ndryshimin. Ky është besimi im. Kur shohim padrejtësi, duhet ta trajtojmë menjëherë. Brenda pak orësh, unë nuk do të jem më në drejtimin e kesaj partie, por për mua, kjo asnjëherë nuk ka qenë mënyra e vetme për të arritur te ndryshimi. Besoj se nuk janë vetëm liderët që marrin përsipër ndryshimin, janë njerëzit që bëjnë që ndryshimet të ndodhin.

Nuk do të dorëzohem asnjëherë përballë kësaj ideje.

Nuk do të heq dorë nga kjo çështje.

Nuk do të ndalem së luftuari për Britaninë tek e cila besoj.

Ky besim do të jetë gjithmonë besimi im.

Kjo luftë do të jetë gjithmonë lufta ime.

Kjo kauzë, do të jetë gjithmonë kauza ime.

Dhe do të jem gjithmonë aty për këtë kauzë, me të gjithë ju.

*Fjalimi i dorëheqjes i mbajtur nga kreu i Partisë Laburiste pas humbjes së zgjedhjeve në Britani

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013500213623047
array(1) { ["section"]=> string(48) "po-iki-por-vazhdoni-luftoni-per-laburistet-10659" }