Po japim revistën televizive…Kthim në vitet ’80 dhe shikoni si surprizon stilistja Mirela Nurçe me copat e kombinatit të tekstileve

Publikuar tek: kulture-art, më 20:50 23-06-2016 Po japim revistën televizive…Kthim në vitet ’80 dhe shikoni si surprizon stilistja Mirela Nurçe me copat e kombinatit të tekstileve

Ajo njihet për stilin e saj unik. Në fushën e modës, edhe nëse të gjitha stilistet të mblidhnin veshjet e tyre në një sfilatë të vetme, nuk do të ishte e vështirë të dalloje veshjet e stilistes lushnjare Mirela Nurçe.

Jakat e mëdha, xhepat e mëdhenj, dhe kombinime lulesh ngjyrash të ndryshme mbi veshjet, do ta dallonin veshjen e dizenjuar nga Nurçe.

Për të ndërthurur në një hapësirë të vetme, dhe jo vetëm në kohë, muzikën, modelet, copat, stilin, memorjen, kujtesën dhe trashëgimninë, nuk është e kollajtë. Madje, nuk është asfare e lehtë.

13517719_10154894175878765_998376581_o.jpg

Sot, Mirela Nurçe, i sfidoi dhe i habiti të gjithë me pritshmëritë që kishin. E para, sepse nuk do të jetë më marka “Mirela Nurçe” por “Tonni ’86”. Dhe gjithë kjo, e ka një motiv që lidhet me kujtesën. Eshtë për Elton Pirron, djalin e biznesmenes Tatjana Nurçe që u nda nga jeta 6 muaj më parë në një aksident tragjik. Për familjen, Toni është një djalë i shtrenjtë, dhe për të vazhduar ta kenë ashtu sikurse duan ta kujtojnë, e përjetësuan edhe në këtë firmë të re veshjesh dhe koleksioni që Mirela Nurçe shpalosi në një vend të hapur, që pakkush, për të mos thënë askush, ta ketë provuar gjatë kohës së sotme.

Muzika e viteve ’80 është në repertorin e sfilatës. Eshtë zgjedhur bar “Komiteti”, aty ku kamarierët vishen me uniformat e ushtrisë së diktaturës me yll dhe me jeshilen e errët.

Dhe sfilata fillon me zërin që për shqiptarët është i njohur për orën 20.00. “Mirëmbrëma të nderuar teleshikuesh. Fillojmë Revistën Televizive….Kombinati i Tekstileve njofon se ka realizuar planin…Pastaj gjithcka kalon te prodhimi i grurit…për të mbërritur te muzika e atyre viteve “Lart më lart o shokë, flamujt e kongresit, beteja fitore përpara na presin”.

13509361_10154894176893765_238923983_o.jpg

Dhe kur mendon se ke hyrë në shfaqje, të duket se delë menjëherë prej saj. Në hapësirën e rrugës përballë “Komitetit”, vërshojnë vajzat lumë. Jo ato që shohim nëpër sfilata, të kuruara deri në detajin e fundit. Vajza të thjeshtë, me flokët e lidhura bisht të pakrehur, (sepse afërmendsh në atë kohë të kishim kaq parukeri sa sot) dhe të veshura me një stil, që nëse nuk do ta dije se ishe në sfilatën e Mirela Nurçes, do të kishe vështirësi ta dalloje se ishte stili i saj.

Koleksioni i ri e ka emrin “Demode”. Po veç demode, në kuptimin e vërtetë të fjalës nuk është. Mirela kalon në veshjet verore me prerje të gjera poshtë, copat që të vijnë rreth belit, dhe sigurisht, ka detajin e vet që nuk do ta tradhëtojë ndonjëherë. Janë motivet mbi copat që vetë ideon e stilon. Motive të ndryshme. Fillojnë te xhepat, vazhdojnë te mëngët, shpeshherë te jakat; ka futur dhe spaletat, por edhe te fundoret e fustaneve. Dhe detaji më i veçantë që tërheq vëmendjen e të pranishmëve, shalli në kokë i vajzave që sfilojnë. Lidhur në të njëjtën mënyrë, sikurse vajzat i përdornin në aksionet e dikurshme.

13480294_10154894176463765_506244890_n_copy.jpg

Koleksioni i ri që shfaqet, të mahnit me thjeshtësinë e vet. Madje, në vapën zhuritëse që ka filluar tmerrshëm, të duket më komodi nga të gjithë. Perfeksion deri në detajin më të vogël, duke kthyer sikurse pohon vetë Nurçe, copat e kombinateve të tekstileve të viteve ‘80. “Asnjë copë nuk është e sotmja, gjithcka është marrë nga copat e dyshekëve, divanëve dhe gjithçka tjetër të kohës që kam gjetur” thotë vetë stilistja nën emocionet e forta për suksesin që ka arritur.

Përfundimisht “DEMODE” e tronditi disi botën e modës së Tiranës, që ka filluar të lëvizë me hapa të sigurt. Kjo u pa fare qartë nga interesi dhe kurioziteti i madh i të ftuarve. Ministre dhe deputete, gazetare e mjeke, miq e të afërm, por edhe kritikë të artit, ishin aty për t’i dhënë mbështetjen për gjetjen sa tradicionale, aq edhe moderne.

Sepse mund të jetë e thjeshtë të përshtatesh me kohën. Por të kthesh kohën mbrapsh, kjo ndonjëherë, duket e pamundur. Shpeshherë themi: ah sikur. Mirela Nurçe, duket se e zbatoi me “DEMODE”-në e saj.

13493477_10154894175658765_436874489_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Minstrja me vajzën në “DEMODE” të Mirela Nurçes
Gazetari britanik nxin Shqipërinë: Shkon te komuniteti rom dhe qendra SOS, ja si ankohen shqiptarët (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.004702091217041
array(1) { ["section"]=> string(136) "po-japim-revisten-televizive-kthim-ne-vitet-80-dhe-shikoni-si-surprizon-stilistja-mirela-nurce-me-copat-e-kombinatit-te-tekstileve-44411" }