Po ju keni të drejtë! Në atë kohë nuk e njihnim fjalën mjedis dhe ne e shkatërruam mjedisin

Publikuar tek: analiza-komente, më 10:33 11-03-2016 Po ju keni të drejtë! Në atë kohë nuk e njihnim fjalën mjedis dhe ne e shkatërruam mjedisin

Nga Ened Mato

Në  një dyqan, arkëtari i tha një gruaje të vjetër se ajo duhet të sillte çantat e veta nga shtepia per te marre ushqimet, sepse qeset plastike nuk ishin të mira për mjedisin.

Gruaja i kërkoi ndjesë atij dhe i shpjegoi: “Ne nuk kemi patur probleme te tila mjedisi në ditët tona.” Nëpunësi përgjigj: “Ky është problemi ynë sot. Brezi juaj nuk kishte dijeni per problemet e mjedisit dhe keshtu nuk u kujdes mjaftueshme për të ruajtur mjedisin tonë.”

Ai kishte të drejtë – brezi ynë ne ate kohe nuk e njihte fjalen mjedis dhe nuk ishte i ndergjegjesuar  per mbrojtjen e mjedisit. Në atë kohë, ne i kthenim shishet e qumështit, shishet e birres dhe ato te vajit në dyqan. Dyqan i dërgonte përsëri në fabrikë për t’i larë dhe  sterilizuar dhe i rimbushte, kështu që mund të përdoreshin të njëjtat shishe pa pushim. Kështu që ato me të vërtetë ricikloheshin.

Por ne ne ate kohe nuk e njihnim fjalen mjedis dhe nuk ishim te ndergjegjesuar  per mbrojtjen e mjedisit.Ne ngjiteshim neper shkallët, sepse ne ate kohe ne nuk kishimi një shkallë lëvizëse në çdo kat te dyqanit  dhe ashensor  neper zyra apo ndertesa. Ne shkonim me kembe ose me biciklete deri te dyqani ushqimore dhe nuk i hipnim një makine 300-kuaj-fuqi sa herë që kishim për të shkuar dy ndertesa me tutje shtepise sone.

Por ai kishte te drejtë. Ne ne ate kohe nuk e njihnim fjalen mjedis dhe nuk ishim te ndergjegjesuar  per mbrojtjen e mjedisit. Në atë kohë, ne i lanim pelenat e foshnjës, sepse ne nuk e kishim ato lloj pelenash te gatshme qe sot hidhen cdo dite ne kosha.

Ne i thanim rrobat në ne diell varur ne një tel ku energjia e erës dhe energjia diellore  i thante rrobat me të vërtetë shume mire, dhe nuk i thanim në një makinë me energji elektrike deri ne 2 KË – . Femijte tane perdornin rrobat e vellezerve dhe motrave te tyre  me te medhej dhe nuk blinim cdo muaj veshje te reja per cdo femij. Por ai kishte te drejtë. Ne ne ate kohe nuk e njihnim fjalen mjedis dhe nuk ishim te ndergjegjesuar  per mbrojtjen e mjedisit

Në atë kohë, kemi pasur një TV, apo nje radio, në shtëpi – nuk kishim nga një TV në çdo dhomë. Dhe TV kishte një ekran të vogël me madhësinë e një shamie (e kujtoni ato?), Jo një ekran madhësinë e hartes se botes. Në kuzhinë, ne i prisnim zarzavatet dhe i trazonim ne gatim me dore, sepse ne nuk kishim makina për të bërë çdo gjë me energji elektrike.

Kur ne na duhej të paketonim një artikull të thyeshem për të dërguar diku me postë, ne e mbeshtillnim me gazeta te vjetra dhe nuk perdornim shtresa te gjera polisteroli te futur ne kuti plastike.

Në kohën tone, ne nuk e ndiznim një motor me benzine 5 kuaj fuqi vetëm për të prerë barin. Ne kemi përdorur një makinë kositëse që u shtyhej me fuqinë e njeriut . Kështu ne ushtroheshim duke punuar dhe nuk kishim nevoje të shkonim në klubet fitnes apo palestrat shendetesore për të  ulur ne peshe me makina me energji elektrike.

Por ai kishte te drejtë. Ne ne ate kohe nuk e njihnim fjalen mjedis dhe nuk ishim te ndergjegjesuar  per mbrojtjen e mjedisit

Ne pinim uje direkt ne burim  apo ne cesmat publike kur kishim etje ne vend të blenim një shishe plastike me uje edhe per te pire disa gllenga uje.

Ne i rimbushnim  stilolapsat me bojë shkrimi në vend të blenim një stilolaps të ri, dhe ne e zëvendësonim briskun e rrojes cdo jave ne makinen e perhereshme te rrojes dhe nuk flaknim cdo dite nje vegel te plote plastike.

Por ai kishte te drejtë. Ne ne ate kohe nuk e njihnim fjalen mjedis dhe nuk ishim te ndergjegjesuar  per mbrojtjen e mjedisit

Në atë kohë, njerëzit udhetonin me autobus dhe fëmijët i hipnim ne bicikleta per t’i cuar ne shkolle apo per te shetitur ne vend qe te perdornim si sot 24-orë shërbim taksi.

Ne kishim një prizë elektrike në një dhomë, jo një panel të tërë per te furnizuar ne nje zgjatues 5-6 paisje elektrike. Dhe ne nuk kishim nevoje per te bere nje telefon qe te conte sinjalin ne nje satelit qe ishte 4 000 km lart per te porositur nje pica 200 m larg shtepise sone.

Por a nuk është e trishtueshme  ankimi i brezit te sotem se sa  kot kemi qene ne brezi tradicional i vjeter qe ne ate kohe nuk e njihnim fjalen mjedis dhe nuk ishim te ndergjegjesuar  per mbrojtjen e mjedisit?

Ju lutemi postojani këtë personave te tjerë te moshuar dhe egoist te cilet kane nevojë  te mesojne nga nje i ri shume i zgjuar në ruajtjen e mjedisit .

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022434949874878
array(1) { ["section"]=> string(96) "po-ju-keni-te-drejte-ne-ate-kohe-nuk-e-njihnim-fjalen-mjedis-dhe-ne-e-shkaterruam-mjedisin-34818" }