“Po ju zoti Rama ç’plasjen keni? Shpërthen aktori: Si po shkatërrohet Teatri Kombëtar

Publikuar tek: kulture-art, më 19:25 24-03-2018 “Po ju zoti Rama ç’plasjen keni? Shpërthen aktori: Si po shkatërrohet Teatri  Kombëtar

Ndërtimi i Teatrit Kombëtar është një nga diksutimet më të nxehta. Ndërsa shumë artsistë janë shprehur kundër projektit të prezantuar nga Ministria e Kulturës.

Aktori i njohur Alfred Trebicka në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” është shprehur se ndërtimi i Testrit duhet të jetë investim i shtetit dhe jo i privatit ashtu sikurse po ndodh. Trabicka shton se teatri po rrënohet.

“Natyrisht që unë jam pjesë e komunitetit teatror. Pavarësisht se administrativisht nuk jam pjesë e teatrit, por përderisa jam aktor dhe regjisor dhe në momentin që flasim jam në pikun e aktivitetit tim, sigurisht e kam ndjekur nga afër. Le të themi se kjo historia e teatrit është histori e vjetër. Është të paktën 20-vjeçare. Vitet e fundit ishte lënë në heshtje, jo se s’ka pas lëvizje nën të. Vetë nisma e ndërtimit të Turbinës ishte një paraprirje për të shkuar drejt kësaj, por se çfarë do të bëhej me teatrin nuk e dinte askush, nuk ishte artikuluar gjë. Thjeshtë u tha që do të spostohej teatri nga ku është për të shkuar të Turbina.
Por, nëse do bëhej rikonstruksion, apo do të ndërtohej teatër i ri, nuk artikulohej asgjë. Sigurisht, thashetheme kishte plot”, shprehet aktori.

Më pas Trebbicka ka folur edhe për debatet mes kryeminsitrit dhe artistëve, kur ky i fundit iu drejtua me frazën “ç’plasjen keni”.
“Kjo shprehja ç’plasje kanë… Nuk mund të komunikohet kështu, në këtë lloj mënyre, e në këtë lloj forme me “ç’plasje keni”. Se pastaj mund të të vijë përgjigja. Komuniteti i artistëve është aq i aftë, sa mund të të vijë edhe ty një përgjigje: “po ti, ç’plasje ke, që do ta shkatërrosh këtë teatër””, tha Trebicka.

trebicka.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gratë shqiptare të KOMUNIZMIT, “pushtojnë” Greqinë, “Tornitorja”, “Brigadierja” e “Gruaja e Aksionit”
Ndahet nga jeta vajza e Eqerem bej Vlorës »
Article Logic
Execution time: 0.035735845565796
array(1) { ["section"]=> string(89) "po-ju-zoti-rama-c-plasjen-keni-shperthen-aktori-si-po-shkaterrohet-teatri-kombetar-114417" }