“Po, marr lekë, pafund lekë... Për të kritikuar Ramën marr 100 mijë euro nga Basha”, demokrati i njohur përgjigjet njëherë e mirë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:29 21-07-2017 “Po, marr lekë, pafund lekë... Për të kritikuar Ramën marr 100 mijë euro nga Basha”, demokrati i njohur përgjigjet njëherë e mirë

Anëtari i Partisë Demokratike, një nga personazhet më të përfolur këto ditë në rrjetet sociale për shkak edhe të përfshirjes në një debat të ashpër virtual me Myslym Murrizin, Julian Deda i jep përgjigje shumë pyetjeve të ngritura mbi dyshime.

Përgjigjet sigurisht, Juli si aktor humori i jep në mënyrën e tij, plot ironi.

REAGIMI I PLOTË:

Me pyesnin shpesh: "Ore ti, pse kritikon Ramen? Pse shan Rilindjen? Te ka dhene Luli lek apo do te behesh minister?" Kurse tani me pyesin: "Po ti ça ke me Lulin? U bere me Ramen? Te jep Jozi lek, apo je i futur nga Doktori?

Pas kaq shume pyetjesh, pas kaq shume kohesh, pas kaq shume dilemash qe po e mundojne njerezimin, dilema dhe paqartesi te cilat kane futur ne konfuzion kombe dhe shtete te medha e te fuqishme te botes. Por edhe per te shuar kureshtjen e çdo shqiptari, qe sakrifikoi duke lene punet e veta per tu marre me zgjidhjen e kesaj enigme, une kam vendosur te flas. Kam vendosur te tregoj te verteten.

Te dashur kuriozer. Une i bej te gjitha keto, sepse marr lek, pa fund lek. Per te kritikuar Ramen marr 100 mije euro nga Luli. Ndersa tani, qe e kam me Lulin, jo vetem qe shkoj perdite ne Surrel dhe pi kafe me Ramen, por po siguroj jeten time dhe te niperve e mbesave te mija. Per çdo kritike marr nga nje cope toke ne bregdet, kurse per shkrimin e fundit, u mblodhen te gjithe keta kundershtaret e Lulit, shtine leket dhe me blene nje vile te Samir Mane. Ja kjo eshte e verteta. Pse kujtuat se e bej kot une? Kujtoni ju se e bej se me dhimbset Shqiperia? Jo mor vlla, vetem per lek.

Tani qe e moret vesh dhe besoj se jeni me te qete, futjuni puneve tuaja, se i keni lene pak mbas dore. Ju perqafoj te gjitheve dhe faleminderit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068249702453613
array(1) { ["section"]=> string(127) "po-marr-leke-pafund-leke-per-te-kritikuar-ramen-marr-100-mije-euro-nga-basha-demokrati-i-njohur-pergjigjet-njehere-e-mire-86859" }