Po ndërton resort me 5 yje në Vlorë, Blendi Klosi paralajmëron “live” biznesmenin: Nesër do të të vijnë aty... (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 22:14 13-06-2018 Po ndërton resort me 5 yje në Vlorë, Blendi Klosi paralajmëron “live” biznesmenin: Nesër do të të vijnë aty... (FOTO)

Punimet për një resort turistik në bregdetin e Vlorës kanë ngjallur pakënaqësi te hotelet fqinje për shkak të zhurmës dhe pluhurave gjatë gërmimeve.

Biznesmeni që po kryen investimin, i idenfitikuar me emrin Besnik, gjatë një telefonate në emisionin “Arena” në Ora News, është shprehur se punimet po kryen në përputhje me afatet e lejes së ndërimit.

“Unë kam leje ndërtimi dhe jam brenda afateve. Nuk jepet leje ndërtimi për në verë apo në dimër, nëse i shkel afatet unë kush m’i paguan gjobat”, është shprehur ai.

Por gazetari Dritan Hila ka përcjellë shqetësimin e pronarëve të holeteve dhe bizneseve të tjera përreth, pasi gjatë ndërtimit të resortit me pesë yje shkaktohet ndotje e madhe akustike.

Në këtë moment ka ndërhyrë ministri i Turizmit Blendi Klosi, i cili duke iu drejtuar biznesmenit ka thënë se nuk do të lejohet të punojë gjatë pikut të sezonit veror, dhe nëse konstatohet ndotje, do të gjobitet.

“Unë do të kontaktoj me kryetarin e bashkisë për të gjetur një zgjidhje. Nuk mund të punosh duke shkakuar ndotje dhe shqetësuar turistët që pushojnë në hotelet përreth. Nëse konstatohet ndotje do të gjobitesh. Mund të punosh në pjesë të tjera të resortit ku nuk ka nevojë për gërmime. Nesër do të të vijnë inspektorët aty”, u shpreh Klosi.

dghrtjr5j5j.jpg

dghtjrtj5rhj.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis plazhi, Klosi ka një njoftim të rëndësishëm: Fillon dezifenktimi për mushkonjat
Peleshi jep lajmin e mirë: Rriten esportet, prodhimet shqiptare të kërkuara në Europë »
Article Logic
Execution time: 0.0041780471801758
array(1) { ["section"]=> string(115) "po-nderton-resort-me-5-yje-ne-vlore-blendi-klosi-paralajmeron-live-biznesmenin-neser-do-te-te-vijne-aty-foto-124284" }