PO NDODH/ Basha s’lëshon foltoren, ja çfarë i bëjnë Ruçi e Balla (FOTO-VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 11:11 17-05-2018 PO NDODH/ Basha s’lëshon foltoren, ja çfarë i bëjnë Ruçi e Balla (FOTO-VIDEO) Nga Kuvendi

Kreu i PD Lulzim Basha nuk ka lëshuar foltoren e Kuvendit pavarësisht se i mbaroi minutazhi në dispozicion.

Kreu i Kuvendit i kërkoi disa herë të ulej por Basha nuk e ka bërë një gjë të tillë edhe pse i fikën edhe mikrofonin.

Në këto kushte, Gramoz Ruçi u çua nga vendi i tij dhe urdhëroi ndërprerjen e seancës.

Bashkë me të, edhe deputetët e mazhorancës u çuan duke braktisur sallën.

Por kjo nuk e ka ndalur Bashën i cili gjithsesi ka vazhduar fjalimin nga foltorja duke i dhënë telefonin e tij një prej deputetëve i cili ka hyrë live nga facebooku i kryedemokratit.

“Më ndiqni live në facebook” ka bërë thirrje Basha ndërsa Balla teksa u çua për të braktisur sallën, i doli para Bashës dhe ngriti dy gishtat lart ironikisht.

Ndërkohë kreu i PD vazhdon fjalimin nga Kuvendi me salllën e boshatisur.

basha1.png

ba.png

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha paralajmëron Ballën: Koha për t’u shqetësuar ti s’ka ardhur akoma... Sulmon me emra 2 prokuroret
Nis dhe mbyllet sërish seanca, Basha nuk ikën nga foltorja »
Article Logic
Execution time: 0.022932052612305
array(1) { ["section"]=> string(80) "po-ndodh-basha-s-leshon-foltoren-ja-cfare-i-bejne-ruci-e-balla-foto-video-121085" }