Opozita në Greqi ka hedhur dyshimet se negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë për qëllim të ndryshojnë kufijtë mes dy shteteve.
Partia Nea Demokracia i referohet deklaratës së bërë dje nga komisioneri europian për zgjerimin, Johannes Hahn, se në rast të arritjes së marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë do të “ristrukturohen edhe kufijtë”.
Në një deklaratë për media ND kërkon që ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias të “ndalojë negociatat sekrete me Shqipërinë”.