'Po përdhunoni muzikën', SHPËRTHEN keq kantautori: Kush u jep të drejtën këtyre mortjeve

Publikuar tek: kulture-art, më 14:41 06-10-2018 'Po përdhunoni muzikën', SHPËRTHEN keq kantautori: Kush u jep të drejtën këtyre mortjeve Foto ilustruese

Ka reaguar me një ton të ashpër kantautori Saimir Çili për muzikën moderne në Shqipëri.

Çili ka publikuar  një version të ri të këngës “Ku ke ti moj Ajshe” dhe shkruan se muzika shqiptare është bastarduar.

“Të më falni, po degjenerimi vazhdon e vazhdon në përdhunimin e këngës së kënduar shqip, nga erdhëm e ku po shkojmë”, shkruan Çili.

Postimi i plotë:

Të më falni, po degjenerimi vazhdon e vazhdon në përdhunimin e këngës së kënduar shqip, nga erdhëm e ku po shkojmë.

A është nga Azerbaxhani, Turqia, Maqedonia, Bullgaria etj etj etj (vetëm teksti është shqip) përpos pornografisë së shtuar prej shumë vitesh në video-clipet.

Oooooo Tv çfarë po i bëni Kulturës Shqiptare?

Se kam vetëm me këtë këngë, por me shumë e shumë e shumë të tjera.

Oooooo producent, çfarë kulture po i servirni brezit të ri…?

O Shqipëri këta janë kriminelët e kulturës tënde të vyer.

Dita e zisë për muzikën shqiptare ka kohë që ka zbritur në Shqiprinë tonë të dashur.

Vetëm burgu për këto lloj monstrash mund të jetë zgjidhje.

Kush i jep të drejtën këtyre mortjeve të shrytëzojnë një këngë si “Ku ke ti moj Ajshe”, dhe ta përdhunojnë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfimet e të mbijetuarve nga kampet famkeqe në Shqipëri, vjen në kinema ‘AZIZI’
»
Article Logic
Execution time: 0.021775960922241
array(1) { ["section"]=> string(91) "po-perdhunoni-muziken-shperthen-keq-kantautori-kush-u-jep-te-drejten-ketyre-mortjeve-136844" }