Po pse o t’u mbylltë, budalla është kapitali?!

Publikuar tek: analiza-komente, më 11:10 11-08-2015 Po pse o t’u mbylltë, budalla është kapitali?! Dritan Shano

Përndjekja e Kapitalit në shekullin 21

“Kapitali është ajo pjesë e pasurisë e dedikuar për të krijuar më tepër pasuri”

Alfred Marshall

Dritan Shano

Nuk kam ndërmend të merrem me Kapitalin e francezit Piketty. Socializmi dhe komunizmisi sistem ekonomik, politik, shoqëror, etik, ka rënë përpara 25 vjetësh dhe nuk e ngjall dot më asnjë libër. Por ka njerëz që duan doemos ta rijetojnë historinë. Ajo i ngroh. Sikundër po ndodh në Shqipëri. Me sistemin politik, ku dikur kishin decentralizim të pushteteve, dhe tani kemi përsëri komitete ekzekutive. Me sistemin ekonomik ku shteti po i ri-merr gjithnjë e më shumë hapësirë privatit përmes sistemit të taksave. Të cilin po e ndryshon shpesh e më shpesh. E majta shqiptare, e cila ka shkundur nga supet e saj cdo grimcë reformimi të ndodhur në këto 25 vjet për të rilindur trashëgiminë e saj të vjetër të absolutizmit, arbitraritetit, arrogancës dhe dhunës së shtetit mbi individin dhe familjen, mbi lirinë e tij politike dhe ekonomike, po demonstron çdo ditë se është krejtësisht e paaftë të krijojë një sistem tatimor të qëndrueshëm, të paanshëm, në favor të biznesit dhe individit, në favor të pasurimit të tij dhe të pavarësimit të tij nga politikat shtetërore. Një sistem tatimor që lartëson dhe çliron individin nga pesha e shtetit, dhe që nuk e kolektivizon atë në buxhetin e shtetit.Që nxit zhvillimin. E majta as nuk do ta krijojë një sistem të tillë.

Kjo nuk është në kodin genetik të së majtës. Atje prevalon forca e shtetit, ku “shteti”tenton drejt një numri të vogël njerëzish, te cilët mund të bëjnë çdo gjë dhe që u lejohet çdo gjë, dhe jo institucionet e tregut të lirë, prona private dhe shkëmbimi e bashkëjetesa vullnetare. Lenini u mëson të majtëve se: “Është e vërtetë që liria është shumë e shtrenjtë; aq e shtrenjtë sa ne duhet të kujdesemi tajapim me racion atë.” Kështu, me aksionin e vet “demokratik” qeverisës e majta shqiptare nuk do të reshtë së shtuari numrin e të varfërve në Shqipëri, sepse vetëm duke bërë këtë arrin t’i dominojë dhe manipulojë ata kollaj duke ia kushtëzuar jetën, të ardhurat dhe ushqimin që hanë me provën per besnikëri, përulje, gjunjëzim dhe pranim pa bërë zë të robërisë ndaj Partisë, apo më saktë një grupi të vogël njerëzish që kanë kapur partinë dhe shtetin.

E majta Shqiptare nuk do tëndalojë së bëri këtë. Përralla marksiste e rishpërndarjes së drejtë të pasurisë nga një individ i suksesshem tek një individ hallexhi, që aq bukur e tregojnë të majtët nëtë dy hemisferat, u krijua për shoqëri post-kapitaliste dhe dështoi. Kjo edhe për faktin se të gjitha vendet që e aplikuan ethshëm si ideologji ishin vende rurale. Me gati gjysmën e popullsise ne fshat, ne ende mbetemi te tille.Prandaj lufta që bën e majta kundër individit në favor të kolektivit, bëhet vetëm e vetëm për të marrë dhe mbajtur pushtetin. Nuk ka asnjë argument ekonomik. Që të mund të shtojë pasurinë për të gjithën.Sepse, futeni mirë në kokë: përndjekja e lirisë dhe pavarësisë individuale që vjen nga puna dhe formimi i kapitalit është mekanizmi i saj i pushtetit.

Në ditët e sotme mënyramë e mirë për ta bërë këtëështë shtimi i numrit të taksave mbi këdo që punon ndershëm, mbi thuajse gjithshka që merr frymë, ecën, noton apo fluturon.Kështu u rrit me 50% taksa mbi kapitalin dhe mbi punën. Kjo nuk u bë siç premtohej për të rishpërndarë pasurinë sa më drejt tek të gjithë shqiptarët. Sa shqiptarë u bënë më të pasur këto dy vjet nga kjo politikë qeveritare? Kjo bëhet thjesht për të rishpërndarë varfërinë sa më mirë tek gjithë shqiptarët. Dhe pasuruar një grusht njerëzish. S’keni parë gjë akoma?!

Sepse është thuajse e habitshme shpejtësia me të cilën e majta shqiptare është ribërë intolerante ndaj faktit që në këto 25 vjet individi shqiptar të ketë ndonjë para në xhep, të pakontrolluar nga shteti dhe të mund ta shpenzojë atë para si të dojë e ku të dojë. Jo shok! Kjo para më parë duhet të preket nga dora e atyre në majë të shtetit, të rrjedhë mes gishtave të tyre. Të jenë ata që vendosin sa para do i kthejnë mbrapsh shqiptarit. Aq sa të mbajë frymën gjallë. Paranë e punës së vet. Paranë e riskut të vet. Në këtë vend ku shteti po bën garë me kriminelin me maskë kush arrin t’i grabisë familjet shqiptare më shumë. Përmes ligjeve dhe akteve normative. Dhe fajin do ia hedhëarmikut të brendshëm dhe armikut të jashtëm –krizës botërore dhe lodrave te Gushtit me FMN-në.

Në këto dy vjet e majta ka thirrur si aleate varfërinë shpirtërore duke ngjallur zilinë e njerëzve për njëri tjetrin, ri-ndezur luftën e klasave dhe përçarjen kombëtare. Aksioni i saj politik duket më shumë një hakmarrje ndaj opozitës së sotme, një “vendosje e gjërave në vënd” sesa ndonjë veprim që sjell mirëqënie tek shqiptarët. Sepse nuk di të bëjë gjë tjetër, në ndonjë formë tjetër. Kështu i ka ecur. Nuk do të ndalojë derisa ta bëjë Kapitalin anëtar të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Që do të thotë deri sa ta bëjë copë copë atë. Derisa ta bëjë kapitalin një proletar të vërtetë. Si tek Manifesti. Apo vetëm me 1 deri në 4 te punësuar? Ose ta shndërroje atë pak kapital te frikësuar në Shqipëri në një Kapital kurbetlli. Pse them kapital i frikësuar. Sepse kapitali ekziston në Shqipëri por po fshihet. Nuk del ne treg. Vetëm në 2014 llogaritë e bizneseve nëpër banka u shtuan me mbi 126 milionë euro. Të cilat flenë në bankë dhe nuk investohen në ekonomi. Duke zvogëluar mundësitë për zhvillim ekonomik, punësim, pasurim të shqiptarëve.

Si kundërpërgjigje ndaj gjithë kësaj vepre të ngjizur me votën e vet, shqiptarët po ikin. Kapitali i pakët,ai që nuk ka zgjedhur të fshihet, po ikën. Kapital janë edhe 10 Euro edhe 10 milionë Euro. Sa për sqarim. Vetëm në Janar – Mars 2015 shqiptarët kanë harxhuar 262 milionë euro bileta avioni e trageti. Këto para janë “navlloja” moderne e Shqiptareve. Tashmë Lëndina e Lotëve nuk është më në Korçë, por tek aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas. Askush nuk e di sa nga ky kapital i harxhuar është i familjeve që kërkojnë azil në Europë?! Por nëse një pjesë të shqiptarëve po i kthejnë mbrapsh, Kapitalin që ikën nga Shqipëria nuk ka kush ta kthejë mbrapsh, përkundrazi e presin me krahëhapur në ato vende ku ai i përndjekur nga qeveria shqiptare po merr arratinë. Po pse o t’u mbylltë, budalla është kapitali?!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024907112121582
array(1) { ["section"]=> string(49) "po-pse-o-t-u-mbyllte-budalla-eshte-kapitali-18170" }