“Po shkatërron fëmijët”, reagon Leonard Bombaj: Arben Derhemi, ke mllef… (E plotë)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:43 12-12-2016 “Po shkatërron fëmijët”, reagon Leonard Bombaj: Arben Derhemi, ke mllef… (E plotë)

“Ai i ka shkatërruar fëmijët e vegjël që dalin në skenë dhe bëjnë si burra e si gra. Pse duhet ta bëjnë këtë?”. Kjo është deklarata e aktorit Arben Derhemi në emisionin “Thumb”, referuar kolegut të tij Leonard Bombaj i cili prej vitesh punon me fëmijët në “Sirea Film”. Pikërisht në faqen shkollës së artit të talenteve të reja që drejtohet nga Bombaj, ky i fundit ka bërë një reagim të gjatë pas deklaratës së Derhemit. Sipas Bombajt, aktori ka mllef me botën dhe mungesë respekti për kolegët.

Leonard Bombaj në Facebook:

Arben Derhemi! Ne intervisten tende thua “Leonard Bombaj po shkaterron femijet me kurset e aktrimit. Ata bejne si burra dhe si gra.”

-Në Sirea Film femijet 4 vjec diten e pare mesojne ti bejne kompliment shokut perballe. Mesojne te pranojne tjetrin si eshte.

Ndersa ti ne intervisten tende shan jug veri, aq sa ke inat vetveten me nje mungese respekti kolegesh dhe mllef me boten.

Ti thua “nuk ka shkolla aktrimi per femije neper bote”

Ne po themi se ka aq shkolla nga usa ne angli nga japonia ne australi,madje vetem libri qe bleme per 4 vjecaret nga univeristeti oxford eshte 800 faqe me 40 vjet eksperience. (E mban mend sa faqe mjeshteri aktori studiuam ne akademi?)

Ti thua: “vajza ime eshte talent,madje me e mire se ty Beni”

Ne po themi: sa me fat qe ajo ka babin artist qe e monitoron. Po gjithe ato prinder qe duan te dijne per femijet e tyre “a kane talent?” Ku te gjejne ty per ti konsultuar?prandaj jane keto shkolla per femije 3-18 vjec.

Ti thua: “femijet jane shkaterruar nga Bombaj dhe bejne si burra dhe si gra”.

Ne po themi: jo me larg se mbreme nje vajze 6 vjece performoi krah rozana radit dhe kontriboi me emocion sa moren cmimin e pare. Shikoje pak! Te duket burre apo grua? Jo Ben! Ajo ka shume mundesi te kete ndaluar doren e ndonje burri brutal mbi gruan.

Po vazhdojme: Ne kurset tona femijet mesojne vetedijen artistike, psh edukojne shijen e se bukures, imagjinaten,nivelet e emocionit,hapesiren skenike,aq sa pas dy vjetesh gjejne gabime edhe ne interpretimet e tua.

Ti i thua prinderve:”mos i coni ne kurse aktrimi se shkaterrohen.”

Ne po themi: Ate ushtrim fjale artistike qe ti e bere 18 vjec “babebi apo kupa me kapak ne akademi, sikur ta kishe bere 6 vjec do ishe aktor me i mire se sa je tani. Dhe neve tja u ndalojme femijve sepse ka zera si ty?!!

E.di si duket gjykimi yt? E di sa jete gjate eshte? Sa ajo gjinkalla ne vere qe zhuzhit dhe nga etja uleret deri sa ngjiret,thahet brenda nje behari dhe bie me gjethet e vjeshtes. Ndersa pema rritet neper stine.

Mik i dashur shkollen nuk e ka shpikur Leonardi por zhvillimi njerezor, te gjithe jane me media ne dore, lindin me tv. Rita Ora studioi akting/dancing/singing qysh femije. A mendon se do ish kjo qe eshte po te fillonte 18 vjec?

Se fundi: vendos syzet e miresise se artistit dhe jo te personazhit tek filmi ura qe thote : “kot e keni e kot.sbehet ura”.

Vertet ne interviste pergjigjesh me spektakolaritet artisti saqe qeshin moderatoret,por sigurohu a ke te verteten ne xhep? Mos abuzo me respektin publik qe te dhurohet sepse minuten e pare flet si profesionist,minuten e dyte behesh analist, por kujdes se rezikon te thuash budallalleqe. Reagimi yne mbyllet me se miri me fjalet e gjeniut Gëte: “o zot ne kete bote vijme femije te mitur dhe ikim femije pleq.”

(Ne krishtlindje kemi provim.femijet 4 vjec do dalin vetem mbi skene per nje siguri publike dhe vetebesim.eja shikoji se do cuditesh se cfare prodhon imagjinata e tyre. Ate qe Shqiperia ka nevoje.Tako prinder dhe pyeti cfare ndryshimesh sjellin femijet ne shtepi).

Perqafime!

Leonard Bombaj dhe stafi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020047903060913
array(1) { ["section"]=> string(80) "po-shkaterron-femijet-reagon-leonard-bombaj-arben-derhemi-ke-mllef-e-plote-62440" }