“Po shkoi femra 150 kile mbaroi familja, po s’e mbajte veten e mban ajo tjetra”, trondit imami, i “përvishet” gazetarja: Po nëse tradhton gruaja?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:11 28-09-2017 “Po shkoi femra 150 kile mbaroi familja, po s’e mbajte veten e mban ajo tjetra”, trondit imami, i “përvishet” gazetarja: Po nëse tradhton gruaja?

Një video e imamit Elvis Naçi po bën xhiron e rrjeteve sociale duke hapur debat.

Imami thotë se arsyeja e tradhtisë bashkëshortore është femra e cila “ia var vetes”, nuk zbukurohet dhe e le veten të shëndoshet.

“Po shkoi një femër 150 kile...ah mbaroi familja. Thonë ca s’e kam mbajt veten këto kohë, mirë se e ke femra që mbajnë veten jashtë familjes, mos u mërzit, se s’e ka të vështirë me të tradhtu. Sot është bërë e lehtë fare.”, thotë ndër të tjera imami në video.

Sakaq, gazetarja e showbiz Fatma Haxhialiu e ka një kundërpërgjigje për imamin:

“Pra po te tradhetoi burri je e shemtuar, e pambajtur, e shendoshe, mire ta ben se nuk pranon te perdhunohesh dmth te besh seks edhe pa deshire, se atij i behet mooo e ka fiziologjikeee. Eshte faji yttt femer. 
Nderkohe burrit i lejohet te jete obeze, te vije era derr, te mos e kontrolloj dot mikun ne pantallona, se burre eshte. 
Dhe nqs te tradheton e ke bere ti qe te te tradhetoje, se ske dit me e mbajt dhe te kane mallkuar dhe engjejt se ke mbjell shthurrje, duke mos ja lene burrit
Kot i pytje, nqs tradheton gruaja? Hahahahaaa ok qesha shume, se normal do vritet me gur, lavirja bishtperdredhur”, shkruan Fatma me doza të forta ironie.

  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017457962036133
array(1) { ["section"]=> string(142) "po-shkoi-femra-150-kile-mbaroi-familja-po-s-e-mbajte-veten-e-mban-ajo-tjetra-trondit-imami-i-pervishet-gazetarja-po-nese-tradhton-gruaja-93987" }