Poeti i dashurisë 75 vite mes nesh, sonte i mbledh të gjithë bashkë: “Një natë me fjalën e Lefter Çipës” në Teatrin Eksperimental

Publikuar tek: kulture-art, më 10:30 14-02-2017 Poeti i dashurisë 75 vite mes nesh, sonte i mbledh të gjithë bashkë: “Një natë me fjalën e Lefter Çipës” në Teatrin Eksperimental

Lefter Çipa, artisti i madh i fjalës dhe i këngës, poeti i dashurisë mbush 75 vite jetë. Në kuadrin e këtij përvjetori në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, sonte në orën 18:00 do të zhvillohet një aktivitet special organizuar nga Ministria e Kulturës.

"Një natë me fjalën e Lefter Çipës" quhet aktiviteti që do bëjë bashkë edhe studiuesit më në zë në vend si Vasil Tole, Shaban Sinani, Irakli Koçollari dhe Petrit Ruka.

E gjitha pritet të jetë një festë e madhe për të cilën siguron pjesëmarrja e Grupit Polifonik të Himarës, grupit Polifonik të Pilurit, Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore si dhe “Sirena” magjike e polifonisë së gjithëkohshme siç e ka quajtur Aleksandër Çipa, Mimoza Kosturi. “Një natë me fjalën e Lefter Çipës” sjell  në interpretim aktorët e mirënjohur Sokol Angjeli, Suela Konjari e Indrit Çobani.

Newsbomb.al i uron jetë të gjatë e shëndet poetit të dashuris Lefter Çipa,  që pikërisht sot në ditën e të dashuruarëve, mbush 75 vjeç.

lef1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një ditë pas dëgjesës së Kumbaros dhe deklaratave “bombë” të Dakos, shikoni ç’ndodh në Durrësin e zbulimeve (FOTOT)
“Kur e vërteta vjen nga larg”, libri i ri i gazetarit Robert Goro »
Article Logic
Execution time: 0.024500131607056
array(1) { ["section"]=> string(131) "poeti-i-dashurise-75-vite-mes-nesh-sonte-i-mbledh-te-gjithe-bashke-nje-nate-me-fjalen-e-lefter-cipes-ne-teatrin-eksperimental-68658" }