POETI i madh GREK për shqiptarët: Janë të mrekullueshëm, jemi gjitonë, duhet të shkojmë mirë…BASHKIM ZENELI sjell kujtimet e poetit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:41 12-01-2019 POETI i madh GREK për shqiptarët: Janë të mrekullueshëm, jemi gjitonë, duhet të shkojmë mirë…BASHKIM ZENELI sjell kujtimet e poetit Poeti grek Yiannis Ritsos dhe diplomati Bashkim Zeneli

Janis Ricos (Yiannis Ritsos), poeti i madh grek, përpara se të mbyllte sytë në nëntor 1990 në Athinë, gjatë një bisede me ish-gazetarin e TVSH, sot diplomat, Bashkim Zeneli, ka folur me superlativa për Shqipërinë.

Edhe pse gazetari i dikurshëm nuk realizoi dot një intervistë me të, sepse ishte në spital, pak kohë para se të mbyllte sytë, në librin me kujtime “Miqësi e trazuar”, botuar pak kohë më parë, Bashkim Zeneli, riprodhon bisedën me poetin ashtu sic ka ndodhur në ligjëratë të drejtë.

Ricos, i botuar edhe në Shqipëri, nëpërmjet kujtimeve të Zenelit thotë se ka qenë në vendin tonë, mendon se dy vendet duhet të shkojnë shumë mirë me njeri tjetrin, dhe se pëlqente edhe rakinë shqiptare. Ky poet i madh grek,  që vlerësonte Shqipërinë, është komentuar pozitivisht edhe nga shkrimtarët shqiptarë

Nga Bashkim Zeneli

Në spital shkuam pasdite vonë. U gëzua shumë për vizitën tonë. Irakliun e priti me dashuri të veçantë. U ngrit pakëz, me mundim për ta përqafuar. Pastaj ktheu sytë nga unë dhe me një shikim miqësor pyeti: Kush është ky zotëria? Irakliu më prezantoi. Më shtrëngoi dorën me të dyja duart e tij të dobësuara dhe të lodhura.

Tërhoqa një karrige dhe u ula pranë krevatit. E vështroja me admirim dhe respect. Ishte jo vetëm poeti I madh I popullit grek, por edhe ndër më të dashurit për të. Irakliu filloi ti flasë në greqisht për mua dhe I tregoi se kisha ardhur në Athinë për të përgatitur një dokumentar. U kthye nga unë dhe nën përkthimin e Rakos më thotë: Oh sa mirë. Më gëzon shumë ky lajm. Më duket se po vjen dita të flasim për njëri tjetrin me dashuri. Sa gjë e bukur të flasim për njëri tjetrin e ta duam njëri tjetrin. Më vjen shumë mirë që do të realizosh një dokumentar për Greqinë. Fol mirë ëëë, si thua ti Irakli do të flasë mirë për popullin grek? Ne jemi popuj miq, jemi gjitonë…Shqiptarët I dua vërtet shumë, janë të mirë…janë të mrekullueshëm…Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta. Kemi histori, tradita, kulturë, këngë e zakone të përbashkëta, I kemi me shqiptarët. Nuk kemi me fqinjët e tjerë kaq shumë gjëra të përbashkëta sa kemi me shqiptarët. Eshtë kështu Irakli? Në Shqipëri prej vitesh janë përkthyer e botuar libra të mi dhe unë e çmoj vazhdimisht këtë përpjekje. E kam vizituar Shqipërinë dhe do të doja ta vizitoja përsëri, po ja, e shikon si jam…Ne duhet të shkruajmë shumë për njëri tjetrin por edhe të botojmë libra, romane, tregime e poezi të njëri tjetrit. Unë e dua Shqipërinë miku im. Tani je miku im sepse kemi një mik të përbashkët, kemi Irakliun. Jemi shumë miq më ka ardhur edhe në shtëpi dhe i kam vajtur edhe unë. Ah sa dëshrioj ta shoh edhe njëherë Shqipërinë. Ju keni poetë dhe shkrimtarë të mëdhenj. Pse nuk përkthehen? E mo Irakli, do përkthehen? E dini ju që populli grek u është mirënjohës që keni përkthyer kolosët tanë të antikitetit? Ato nuk janë të përkthyer në shumë e shumë vende që e mbajnë veten për të zhvilluar.

-Jani, të flasim edhe ne pak…do na lësh radhë? – ndërhyri miqësisht dhe me një buzëqeshje të madhe në fytyrë Irakliu.

- po po ke shumë të drejtë, fola shumë, por dua ti them mikut tonë dhe një gjë të fundit: bëj një dokumentar të bukur, fol me njerëzit e thjeshtë…ndihmoje Irakli, ndihmoje të bëjë dicka të bukur. Tregoju shqiptarëve se ne I duam shumë dhe se duam të jemi fqinj të mirë, se duam të hyjmë e të dalim me njeri tjetrin, si miq, si vëllezër. Nuk ka gjë me të bukur sesa miqësia ndërmjet popujve, se dashuria e popujve. Unë kam një nderim të madh për Shqipërinë, kam provuar edhe rakinë shqiptare, ishte e mrekullueshme. Ne dimë të pimë raki dhe uzo apo jo? Ne dimë të këndojmë dhe të hedhim valle, dimë të jemi krenarë për heronjtë. Sigurisht dhe të tjerët i dinë këto gjëra, po jo si ne, grekët dhe shqiptarët apo jo Irakli? Po fol dhe ti, mirë e kam?!

(Pjesë nga libri i Bashkim Zenelit: Miqësi e trazuar – Greqia në kujtimet e ambasadorit)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një Shqipëri Të Enverit po pa Enver?!
Basha, thirrje të prerë Ramës: Mos e shty vendin në konflikt civil »
Article Logic
Execution time: 0.010527849197388
array(1) { ["section"]=> string(135) "poeti-i-madh-grek-per-shqiptaret-jane-te-mrekullueshem-jemi-gjitone-duhet-te-shkojme-mire-bashkim-zeneli-sjell-kujtimet-e-poetit-148499" }