Poezia e fundit mbi pentagrame që shkroi Aleksandër Lalo: Ka dy ankesa për Petrit Rukën

Publikuar tek: kulture-art, më 16:56 01-12-2017 Poezia e fundit mbi pentagrame që shkroi Aleksandër Lalo: Ka dy ankesa për Petrit Rukën

Petrit Ruka publikon një poezi të shkruar mbi pentagrame nga mjeshtri Aleksandër Lalo, një muaj para ndarjes nga jeta.

Në to, Lalo shpreh dy “ankesa” për Rukën që lidhen me mungesat në kafen e mbrëmjes.

ÇFARË SHKRUAN PETRIT RUKA:

Duke kërkuar me Margën partiturën e muzikës me temën për filmin tim të fundit artistik "Ne kemi diellin" të shkruar nga Aleksandër Lalo, ne gjetëm rastësisht edhe dy "poezi" të Sandrit, të cilat, me sa duket i shkruante për qejf dhe ndonjëherë m'i lexonte në telefon. Njëra prej tyre është kjo dhe është shkruar para një muaji, kur siç shihet ai ka dy "ankesa" ndaj meje, që mungoja atë kohë për të në kafet e mbrëmjes, sepse ose nuk dilja, që të punoja me filmin dokumentar, që po montoja për Mumtas Dhramin, ose shkoja të takoja mikun tim të shtrenjtë Pëllumb Kulla që ndodhej asokohe në Tiranë.
Poezia është shkruar mbi pentagrame. E po ku tjetër mund të shkruante një magjistar muzike si ai...i Miri IM.
Mall, shumë mall për ty Sandër Lalo, që më del nga çdo anë e horizontit, nga çdo cep i trurit dhe nga çdo shteg i kohës.

Për ndonjë vështirësi leximi, këtu më poshtë po jap të plotë poezinë e tij të shtypur"

O Petrit më mori malli, 
Zbrite Muntazin nga kali, 
Fshatin "Bënjë" e bën rehat
se ke Lalon me sahat.

Hej, or burr" puno për vete,
leri qokat dhe sebebet,
Koha rrëshket si një lumë,
Pëllumb Kullës nuk i prish punë.

Nuk ka shumë poet si ty,
Duaje veten o njeri,
Bota mbushur me hajdutë,
Mblidhi shkarpat edhe drutë.

Ps. 
Benjë, fshati në Përmet ku u xhirua filmi im i fundit qe ende nuk eshte gati per premiere...sepse mungon muzika e incizuar e Sandrit...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hapet Arkivi i Shtetit: Një javë në dispozicion për ta vizituar
»
Article Logic
Execution time: 0.016591787338257
array(1) { ["section"]=> string(93) "poezia-e-fundit-mbi-pentagrame-qe-shkroi-aleksander-lalo-ka-dy-ankesa-per-petrit-ruken-101549" }