Poezia që Matilda Makoçi zgjodhi të interpretonte në “E diell” komentohet masivisht në rrjetet sociale (Video)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:29 06-02-2017 Poezia që Matilda Makoçi zgjodhi të interpretonte në “E diell” komentohet masivisht në rrjetet sociale (Video)

Sa herë që aktorja e dashur për publikun, Matilda Makoçi shfaqet në media, reagimet e qytetarëve janë të shumta, dhe njësoj ka ndodhur me paraqitjen e ditës së djeshme në “E diell” në Top Channel.

Makoçi ka interpretuar përpara publikut një poezi të Ismail Kadaresë, “Të huaj jemi”, dhe në rrjetet sociale po kërkohet të kuptohet nëse kjo përzgjedhje ka patur qëllim tjetër apo ka qenë thjesht preferencë e aktores.

Nuk mungojnë as ata komentues që e lidhin poezinë me emrin e ish-bashkëshortit të Matilda Makoçit, Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë.

“Të huaj jemi”

Te huaj jemi ne prej kohesh,

C'ish per t'u thene eshte thene,

Si guret qe zene vend ne toke,

Ne jete vend ne kemi zene.

Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur

Te gjitha rruget edhe shtigjet,

Si dy qytete mesjetare

Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por naten, kur i lodhuri truri,

Portat i mbyll me qetesi,

Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda,

Nje shteg qe vetem ti e di.

Pastaj si ne rrugica parqesh,

Shetit mes cirkovolucionesh,

Hyn neper endrra e shkujdesur,

Fanitesh, qesh, ma ben me dore.

Por kur mengjesi ze afrohet,

Nis shqetesohesh befas ti,

Dhe heshturazi del perjashta

Nga shtegu, qe del vec ti

E dita vjen. Rrjedh prape jeta.

Dhe ne te dy si dhe me pare

Te ftohte rrime e te pamposhtur

Si dy qytete mesjetare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02091908454895
array(1) { ["section"]=> string(112) "poezia-qe-matilda-makoci-zgjodhi-te-interpretonte-ne-e-diell-komentohet-masivisht-ne-rrjetet-sociale-video-67911" }