Pogba dhuron sërish show me Juven, Inter humbet 0-1 ndaj Torinos

Publikuar tek: sport, më 17:30 25-01-2015 Pogba dhuron sërish show me Juven, Inter humbet 0-1 ndaj Torinos

Në njërën anë një Inter makthi në sfidën e humbur në shtesë ndaj Torinos dhe në anën tjetër Juventus gjithmonë e më shumë i inspiruar nga Paul Pogba. Pikërisht këto kulme ka dhuruar serie A këtë të dielë.

Një ndeshje jo e këshillueshme për të sëmurët me zemër ishte ajo në San Siro. Inter-Torino rezervoi “shokimin” më të madh në fund kur krosoi El Kaddouri, u përgjigj me kokë Maxi Lopez, dhe Moretti shënoi golin e fitores 1-0 për Torinon.

Ndërkohë Paul Pogba inspiroi Juventusin në fitoren 2-0. Talenti me ngjyrë dribloi një mbrojtës dhe shkarkoi të majtën në rrjetë në golin e parë. “Zonja e Vjetër” siguroi më pas ndeshjen ndaj Chievo me golin e zviceranit Lichtsteiner në minutën e 73.

Inter  0 – 1 Torino

Juventus 2 - 0    Chievo

Parma 1 – 2 Cesena

Sampdoria 1 – 1 Palermo

Verona 1 – 0 Atalanta

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Superliga: Partizani merr vetëm një pikë në transfertën kundër Laçit
Belgjikë, tifozët shpalosin banderolën me frymëzim nga ISIS-i »
Article Logic
Execution time: 0.02128791809082
array(1) { ["section"]=> string(68) "pogba-dhuron-serish-show-me-juven-inter-humbet-0-1-ndaj-torinos-1463" }