Pogradec, jep dorëheqjen Artan Shkëmbi. Merr punë tjetër te ministria e Çuçit. Berisha paralajmëron furtunë

Publikuar tek: politike, më 14:16 23-02-2015 Pogradec, jep dorëheqjen Artan Shkëmbi. Merr punë tjetër te ministria e Çuçit. Berisha paralajmëron furtunë

Jep dorëheqjen Artan Shkëmbi, kryetar i Bashkisë së Pogradecit. Në një konferencë për shtyp nga selia e PS ai tha se i paraqet detyrën Edi Ramës nga posti.

“Nuk dua të pengoj zgjedhjet e rëndësishme aq më tepër në kushtet e organizimit territorial kur bashkia e Pogradecit ka shumë sfida. Por dua të jap një mesazh modest për forcën time politike. Unë s’mund të jetë sërish kandidat. Këto karrige na i kanë dhënë të tjerët. Do të jemi aktiv në zgjedhje, tha Shkëmbi.

Ndërkohë sipas informacioneve, Artan Shkëmbi, kryetar i Bashkisë ka dhënë dorëheqjen por ka marrë një pozicion tjetër. NGa ministria e Çështjeve Vendore ai ka marrë detyrën e kordinatorit të të Inspektoriatit të Njësive Vendore. Që do të thotë se Shkëmbi jep dorëheqjen nga kjo detyrë, por është emëruar në një detyrë tjetër. Dhe tani nuk do të kordinojë vetëm një qytet (për të cilin dha dorëheqjen) por shumë njesi vendore, sipas ndarjes së re territoriale.

Marrëdhëniet mes Shkëmbit dhe kryeministrit Edi Rama nuk kanë “shkëlqyer” muajt e fundit. Rama ka bërë disa herë inspektime në rrugën drejt Pogradecit, por shumë shpesh, nga media, është vërejtur mungesa e kryetarit të Bashkisë. Sot, ai u detyrua të japë dorëheqjen në selinë e PS.


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së krybashkiakut të Pogradecit, Artan Shkëmbit duke e konsideruar veprim e tij si të nxitur nga ultimatumi i kryeministrit Edi Rama.

Sipas Berishës, burime nga PS njoftojne se vendimi i Shkembit u mor pas ultimatumit qe i dha Rama, "dorëheqje ose hekura", një muaj më parë. Berisha ka paralajmëruar edhe largimet e kryetarëve socialist të bashkive Gjirokastër, Berat, Fier dhe Elbasan.

“Bazë për kërcënimin e Ramës për t'i rezervuar Shkëmbit fatin e Gjikës, ishte leja që vet Shkëmbi kishte dhënë për ndërtimin e një piste prej 150 m në thellësi të gjolit. Me mekanizmin burg pa afat ose dorëheqje duket se Rama së shpejti spastron bashkitë e Gjirokastrës, Beratit, Fierit, Elbasanit, pra përkatësisht nga Flamur Bine, Fadil Nasufi, Baftjar Zeqo,Qazim Sejdini. Në fakt kjo është shkërrmoqja e PS në bazë apo spastrimi i saj nga drejtuesit socialist të bazës”, shkruan Berisha.


Partia Demokratika ka reaguar pas largimit të Artan Shkëmbit nga posti i kryebashkiakut. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho është shprehur se Shkëmbi u largua nga posti që mbante duke sharë qeverinë e mëparshme, për t’i shpëtuar procedimit penal me të cilin e kishte kërcënuar Rama.

“Kryetari në ikje i Bashkisë së Pogradecit zgjodhi ta mbyllë karrierën duke gënjyer publikisht. Në raste të tilla, një politikan, një i zgjedhur duhet të reflektojë e të tregojë me shumë respekt për të vërtetën, por jo të thotë se nuk ka marrë asnjë lek investime gjatë qeverisjes së demokratëve në periudhën 2006-2013”, ka thënë Spaho.

Sipas Spahos, shuma totale e investimeve të kryera gjatë qeverisjes së PD-së arrin në vlerën e 739.132.514 lekë.

“Nëse duhej ti shpëtonte procedimit penal për të cilin e kishte kërcënuar Edi Rama, duke sharë qeverinë e mëparshme, kjo është çështje e tij. Qytetarët e Pogradecit e dinë të vërtetën, e dinë shumë mirë dhe i kanë prekur nga afër projektet e mbështetura nga qeveria e demokratëve. Artan Shkembi iku si kryebashkiak pa e mësuar një shprehje që e përdorin shpesh në Pogradec. Karakteri nuk gjendet në rrugë, sepse nuk e ka humbur njeri”, ka përfunduar Spaho deklaratën e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani-Parlamentit: Ligj për Lustracionin, zbulim edhe për bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit
Berisha-Tahirit: Qytetarët të njohin si “Saimir Shullazi” »
Article Logic
Execution time: 0.01505708694458
array(1) { ["section"]=> string(80) "pogradec-jep-doreheqjen-artan-shkembi-merr-pune-tjeter-te-ministria-e-cucit-4204" }