Pohime për evazion fiskal, bastiset Zyra e Google në Paris

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:52 24-05-2016 Pohime për evazion fiskal, bastiset Zyra e Google në Paris

Një kontroll i gjerë është organizuar në zyrën e kompanisë teknologjike Google në Paris.

Ekspertët francezë të financave dhe policët zhvilluan operacion në zyrën e Google-s në kryeqytetin francez për shkak të pohimeve për evazion fiskal.

Në shkrimin e gazetës franceze Le Parisien i cili mbështetet në burime të sigurisë, thuhet se bastisja u realizua në mënyrë shumë të fshehur dhe nën masa të rrepta të sigurisë. Gjithashtu theksohet se në operacionin që filloi në mëngjes morën pjesë rreth 100 ekspertë të financave, policë dhe zyrtarë specialë të autorizuar.

Njoftohet se operacioni u organizua si rezultat i apelimit se Google ka mundur të jetë përfshirë në evazion fiskal dhe se gjatë operacionit janë marrë masa të jashtëzakonshme të sigurisë dhe fshehtësisë.

Gjithashtu pohohet se në mënyrë që të ruhet fshehtësia e operacionit para bastisjes, sistemi i komunkimit të brendshëm i Ministrisë së Financave u çaktivizua.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024333953857422
array(1) { ["section"]=> string(63) "pohime-per-evazion-fiskal-bastiset-zyra-e-google-ne-paris-41397" }