‘Policët në fushatë’, Gjykata shtyn seancën për ankimim kundër vendimit për pushimin e hetimit ndaj Ramës

Publikuar tek: aktualitet, më 15:07 16-05-2018 ‘Policët në fushatë’, Gjykata shtyn seancën për ankimim kundër vendimit për pushimin e hetimit ndaj Ramës

Gjykata e Beratit, shtyu seancën për ankimim kundër Vendimit të Prokurorisë së Përgjitshme për pushimin e çështjes ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, LSI akuzoi dhe më pas paditi kryeministrin Rama, i cili kërkoi që policët të zhvisheshin nga uniformat dhe të dilnin në fushatë për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.

Prokuroria mbylli hetimet pas ndjesës së kryeministrit Rama në ‘Facebook’, duke ja kaluar çështjen Gjykatës së Beratit, pasi deklaratat e Ramës u bënë nga qyteti i Kuçovës.

Seanca nisi në orën 11:00 dhe u drejtua nga kryetarja e trupit gjykues Lutfije Celami dhe LSI u përfaqësua nga avokat Ylli Manjani. Palët u vunë në djeni në lidhje me çështjen, ndërkohë që përfaqësuesi i prokurorisë Artan Gripshi, ka kërkuar me tepër kohë për tu njohur me çështjen. Manjani u shpreh se Prokuroria e Përgjithshme duhet të ishte vete prezenc për të debatuar në lidhje me çështjen.

Gjykata vendosi që senaca e rradhës të zhvillohet ne dt 21, duke shtyrë shtyrë ankimimin e LSI.

Nga ana tjetër Manjani u shpreh menjëherë pas vendimit se Rama duhet të kërkojë falje në sencën gjyqësore dhe jo në rrjetet sociale, për atë deklaratë të bërë, për të cilën dhe e kemi paditur në Prokurorinë e Pergjithshme. “Kjo prokurori e lë çështjen në Prokurorinë e Beratit, e cila bëhet e njohur vetëm ditë më parë me çështjen, duke mos treguar seriozitet, gjë e cila bëhet shkak për shtyrjen e seancës, tha Manjani.

E plotë fjala e Ylli Manjanit, në Gjykatën e Beratit

Nuk pati kohë prokuroria e Përgjithshme se ky njoftim nuk ka ardhur dje? Njoftimi nga gjykata nga ana juaj ka qenë shumë korrekt brenda të gjitha afateve e mundshme për pjesëmarrësit për gjykim që të kishim sot të gjithë informacionin e nevojshëm për të debatuar për çështjen, kështu që kërkesa për shtyrje mua më duket aspak serioze, e pa mbështetur në asnjë dispozitë të kodit të procedurës penale. Dhe mbi të gjitha po flasim për një institucion me një hierarki të qartë. Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte informuar sot Prokurorinë e Beratit për këtë çështje. Sepse ka pasur kohë të informojë dhe gjykatën. Nuk është normale kjo, unë jam për të mos e pranuar këtë dëgjesë. Ne sot nuk po diskutojmë për meritën e çështjes, ne po diskutojmë a po hetohet apo jo. Është një debat procedural që bëhet sipas ligjit proçedurial kështu që do ju lutesha shumë mos ta pranoni këtë kërkesë ta vazhdojmë këtë gjykim, e përsëris procedural në lidhje me këtë çështje.    

Prononcimi i Ylli Manjanit pas vendimit të gjykatës së Beratit.

Sigurisht në kuptimin proçedurial gjykata është korrekt se nuk mund të kritikojmë gjykatën për këtë pjesë. Por ajo që është për tu kritikuar është Prokuroria e Përgjithshme e cila nuk merr masa për të mbrojtur punën e vetë që nuk ka bërë. Dhe çfarë nuk ka bërë? Çfarë kemi kërkuar që kemi ardhur këtu?

Për një deklaratë absurde. Për një deklaratë që një njeri normal nuk do ta bënte, por një njeri anormal do ta bënte. Aq më tepër një kryeministër që po jua them sot ka shkelur të paktën katër ligje dhe të paktën dhjetë nene, përfshirë dhe Kushtetutën dhe një vendim qeverie të vetin. E ka shkelur ai se nuk pyet për ligje e kupton. Dhe këtë po themi, të hetohet, të thirret si njeri dhe nëse ka ndërmend të kërkojë ndjesë ta kërkojë në një sallë gjyqi jo kështu me internetëra dhe me histori që nuk kanë asnjë kuptim. Dhe kjo ka qenë, ky do jetë edhe objekti i këtij gjykimi. Kjo do jetë edhe ditën e hënë, këtë do themi prapë se nuk do jetë ndonjë gjë tjetër. Pra po kërkojmë të hetohet, dhe Prokuroria e Përgjithshme duhet të ishte sot këtu që të mbronte punën e vet. Prokuroria se ka parë të arsyeshme, e kanë hedhur nga një shok te një tjetër. Ngaqë janë serioz prandaj, kanë një seriozitet të paparë sidomos pas reformës e kanë kënaqur seriozitetin. Dhe kjo është situata. Domethënë kur kjo ndodh në një mjedis po themi ku di unë kryeministri apo parti politike vaj halli çfarë bëjnë me njerëzit e thjeshtë këta. Vaj halli çfarë bëjnë. Dhe kjo është situata që gjendemi sot. Kjo është arsyeja që gjendemi. Sigurisht ne do jemi prapë ditën e hënë këtu, do t’i kërkojmë ato pretendime. Do t’i kërkojmë e përsëris edhe që e thashë në sallën e gjyqit, ne nuk jemi këtu për të thënë që të dënohet apo të mos dënohet. Nuk është ky gjyqi, do jetë një gjyq tjetër ai. Sot jemi për të thënë që të hetohet njëherë se nuk është hetuar. Ajo që ka bërë Prokuroria e Përgjithshme është jo serioze. Ka bërë gjasme sikur është hetuar sepse minimalisht duhet të na kishte thirrur neve, domethënë duhet të kishte thirrur partinë e LSI-së që kallëzohej. Se thirri asnjëherë. E hapi e mbylli se ça bënë nuk u pa. ndoshta kanë turp që të vijnë në sallën e gjyqit prandaj nuk vijnë.

Z.Manjani ju thatë që çështja është sjellë që para një muaj në gjykatën e Beratit.

E kuptoni ça ndodh? Një organ shtetëror që duhet të funksionojë me urdhër, me porosi me qarkullim dokumentacioni pra nga Prokurori i Përgjithshëm deri te Prokurori i Beratit vjen letra me vonesë, imagjino klientëve ça ju bëjnë. Kjo është situata.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrau 2 persona dhe plagosi 4 të tjerë, gjykata lë në burg përjetë autorin (EMRI)
Vdes TRAGJIKISHT gruaja në minierën e Bulqizës (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.021050930023193
array(1) { ["section"]=> string(109) "policet-ne-fushate-gjykata-shtyn-seancen-per-ankimim-kunder-vendimit-per-pushimin-e-hetimit-ndaj-rames-120970" }