Polici dhunon një grua përpara vajzës së mitur, regjistrohet nga kamera e trupit (Video)

Publikuar tek: bota, më 17:59 07-07-2016 Polici dhunon një grua përpara vajzës së mitur, regjistrohet nga kamera e trupit (Video)

Pamjet e filmuara nga kamera e trupit të një oficeri policie në SHBA tregojnë momentin kur ai qëllon një grua pasi e arreston.

Në videon që ka ngjallur reagime të shumta duket momenti kur ai i vendos prangat gruas përpara shtëpisë së saj pasi, sipas denoncimit, ishte sjellë keq me fqinjët. Aty pranë ndodhet edhe vajza e vogël që e pyet “Nënë a do shkosh në burg?”.

Por në momentin që polici merr sendet e saj personale, kthehet dhe e qëllon me grusht në fytyrë. Polici dëgjohet të thotë “K**vë e dreqit, më pështyve mua?”.

Pasi e shtrin në tokë, polici i vendos këmbën në kurriz dhe e shtyp për disa minuta derisa ajo i lutet pasi nuk merr dot frymë. Polici është shkarkuar menjëherë ndërsa pritet të vuajë edhe dënim me burg.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046895027160645
array(1) { ["section"]=> string(91) "polici-dhunon-nje-grua-perpara-vajzes-se-mitur-regjistrohet-nga-kamera-e-trupit-video-45859" }