Polici i arrestuar për avionin e drogës, Berisha zbardh “lidhjen për kokë me Sajmir Shullazin”

Publikuar tek: politike, më 13:18 27-08-2015 Polici i arrestuar për avionin e drogës, Berisha zbardh “lidhjen për kokë me Sajmir Shullazin” Ish-kryeministri Sali Berisha

Për ish kryeministrin Berisha, Vladimnir Zane është “ lidhje për kokë e Sajmir Shullazit”, duke iu referuar kështu ministrit Tahiri të cilin e ka akuzuar edhe më herët për lidhjet e tij me Emiljano Shullazin .

Sipas Berishës “Vladimir Zane, drejtori i personelit në komisariatin e trafiqeve qeveritare të Vlorës është emëruar aty si njeri shumë konfident dhe intim i Sajmir Shullazit, nga vet ky i fundit”.

“ Mbi 70% e rekrutimeve të reja në policinë e komisariatit të trafiqeve qeveritare të Vlores dhe sektorin e ndihmes të firmosura nga Zane, është bërë mbi bazën e eksperiencës me drogën dhe trafiqet”, shkruan më tej ish-kryeministri.

”Policiaitaliane deklaroi se ajo po hetonte që nga muaji mars i 2015, trafikun ajror të drogës nga Smokthina, Kuçi dhe fshatra të tjera të Vlorës dhe Tepelenës, që me Sajmir Shullazin, sipas filmimeve italiane është bërë kryeqyteti europian i kanabisit. Policia italiane pergenjeshtroi dje dhe Ardian Xhixhën (Çipën) lidhje e Genti Xhixhes, i cili mashtroi shqiptarët duke deklaruar se transporti i drogës me avion nga Kuçi, Smokthina e Tepelena ka nisur në korrikun qe kaloi. Në Vlorë, njerëzit rëndom flasin për arat me kanabis të ministrit madje shumë besonin se fluturimet e shpeshta të avioneve të drogës transportonin drogën e ministrit, i cili peshon në euro kryepolicin e vendit, Edi Rama!!”, përfundon postimin e tij ish-kryeministri Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Furiozi Rama, tha: Më pranoni ose Ballkanin e hedhin në erë”, Berisha i alarmuar nga kryeministri në Vjenë
Merkel: Stimul ekonomik për Ballkanin, azilin do e fitojnë vetëm emigrantët nga vendet e luftës dhe krizës »
Article Logic
Execution time: 0.0040810108184814
array(1) { ["section"]=> string(97) "polici-i-arrestuar-per-avionin-e-droges-berisha-zbardh-lidhjen-per-koke-me-sajmir-shullazin-19319" }