Polici i bashkohet fushatës së PS sot në Vlorë, reagon urgjentisht Ministria e Brendshme

Publikuar tek: kulture-art, më 13:20 18-06-2017 Polici i bashkohet fushatës së PS sot në Vlorë, reagon urgjentisht Ministria e Brendshme

Sot, gjatë takimit elektoral të Edi Ramës në Vlorë është fotografuar punonjësi i policisë Memo Çela me kapelën e PS në kokë, i cili mendohej se i është bashkur thirrjes së kryeministrit ndaj policisë së shtetit të bërë disa ditë më parë.

Lidhur me pjesmarrjen e Çelës dhe lajmet e publikuara në media ka reaguar menjëherë Ministria e Punëve të Brendshme e cila sqaron se Çela nuk është më pjesë Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në MPB që prej muajit Janar 2017, pasi ka dalë në pension.

Njoftimi:

Lidhur me lajmin e publikuar në disa media online ku pretendohet pjesëmarrja e një punonjësi të SHÇBA në një takim elektoral, Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se: Zoti Memo Çela që shfaqet në foto në fushatë në Vorë, nuk është pjesë e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në MPB që prej muajit Janar 2017, pasi ka dalë në pension.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plasari zbulon fotot e rralla, ja si promovohej filmi “Skënderbeu” në festivalin e Kanës në vitin 1953
Alarmohen biznesmenët e Gjirokastrës: Po na ikin turistët! Çfarë po na mban 'peng' biznesin (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.033263921737671
array(1) { ["section"]=> string(93) "polici-i-bashkohet-fushates-se-ps-sot-ne-vlore-reagon-urgjentisht-ministria-e-brendshme-82915" }