Polici përplas në tokë studenten, refuzoi të largohej nga klasa (Video)

Publikuar tek: bota, më 17:52 27-10-2015

Zyra e Sherifit në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur hetimet pas një video të publikuar në internet ku duket një oficer policie teksa hedh përtokë një studente dhe më pas e tërheq atë në dysheme.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, mësuesja kishte kërkuar që studentja të largohej nga klasa por ajo kishte refuzuar. Ajo më pas kishte njoftuar oficerin e policisë i cili e nxjerr studenten jashtë në mënyrë brutale duke e përplasur në tokë.

Video ka ngjallur revoltë në mbarë opinionin publik në SHBA ku muajt e fundit janë shtuar së tepërmi rastet e dhunës së policisë kundrejt qytetarëve të paarmatosur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025772094726562
array(1) { ["section"]=> string(74) "polici-perplas-ne-toke-studenten-refuzoi-te-largohej-nga-klasa-video-24080" }